Greqi / Vidhet makina e policisë në mes të ditës

Greqi

Athinë / Zhduket ne mes te dites  rreth orës 11 në zonën Liosia në Athinë një automjet i policisë dhe më saktësisht të Drejtorisë së Transportit të dënuarve. Hetimet sapo kanë filluar në zonën më të gjerë për të gjetur automjetin, por edhe për autorët që e morën atë. Në të njëjtën kohë, po bëhet një hetim për të konstatuar rrethanat e sakta të vjedhjes. Sipas informacionit të parë, shoferi kishte lënë çelësat në makinë.