Greqia i kthen Shqipërisë 628 emigrantë të paligjshëm

163

Policia greke me anën e një njoftimi për shtyp bën të ditur se për trajtimin e migracionit të parregullt, 1.159 të  huaj u kthyen në total nga Greqia për vendet e tyre, për muajin janar.

Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, vendimet për kthim dhe dëbim janë lëshuar për hyrje të paligjshme në Greqi. Numri më i madh i të kthyerve është për Shqipërinë me 628 persona,  Pakistani 154, Iraku 88, Gjeorgjia 40, Afganistani 38, Algjeri 29, Irani 27, Bangladesh 19 dhe Bullgari 18.

Vërehet se vitin e kaluar (2017) u kthyen në vendet e tyre të origjinës 20.255 në total, ku 52% e të kthyerve ishin nga Shqipëria