Greqia merr 9.2 miliardë euro

389

Samiti i pa rë i Eurogrupit për këtë vit ka marrë vendim vetëm brenda dhjetë minutash për të aprovuar këstin e radhës për ndihmën financiare të Greqisë. Kështu Athina merr përsëri edhe 9.2 miliardë te tjera, pasi në dhjetorin e kaluar ka marrë 34,4 miliardë euro nga Fondi Europian i Stabilitetit Financiar dhe 3.2 miliardë euro para disa ditësh nga FMN-ja. Prej kësaj shume, siç është bërë edhe e njohur nga programi i reformave, 7.2 miliardë do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave greke, si dhe 2 miliardë të tjera për nevojat e buxhetit shtetëror. Orët e fundit, në fillim kreu i FMN-së Christine Legarde dhe me pas Paul Tomsen, ekspert i trojkës për Greqinë kanë pranuar seriozitetin e Athinës në zbatimin e programit, por njekohësisht edhe faktin sepasojat e masave të ashpra të kursimit nuk janë vlerësuar si duhet.

Analistët vendas të ekonomisë theksojnë se, brenda një muaji Greqia ka marrë më shumë se 46 miliard euro, por nuk ka asnjë shënjë për ripërtëritjen e ekonomisë pasi shumica e parave kanë shkuar për rimëkëmbjen e sistemit bankar. Ndërkohë mijëra biznese mbyllen çdo ditë,ku ende nuk është bërë asnjë investim, ndërsa në muajin e fundit papunësia është rritur me 9.1% në krahasim me dhjetorin e një viti më parë.