Greqia për vitin 2018 ka dëbuar 6.564 shqiptarë

157

Për 2018 policia greke ka dëbuar 6.564 emigrantë shqiptarë, një numër me një ulje të ndjeshëm me 2017 ku ishin dëbuar 13.665 shqiptar që përbën edhe numrin më të madh të dëbimeve që nga 2001, që ishin dëbuar 2.957 shqiptarë. Që nga 2001 e më pas ka patur një rritje të ndjeshme të dëbimeve të shqiptarve nga Greqia, thekson FOCUS NEWS.al. Por…

Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, polica greke ka kthyer 799 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme për muajin dhjetor të 2018. Në kurriz të këtyre vendeve të treta kanë qenë vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në Greqi, përmes programeve vullnetare të riatdhesimin nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe dëbime të detyruara nga shërbimet e policisë greke.

Për muajin dhjetor të 2018 ashtu si çdo muaj policia greke ka dëbuar: 352 shqiptarë, 85 irakianë, 83 gjeorgjianë, 53 pakistanezë,33 algjerianë, dhe 32 iranianë. Në përgjithësi për vitin 2018 janë dëbuar 12,744 emigrantë ilegalë, nga këta   ishin shtetas shqiptarë. Për 2017 nga Greqia u dëbuan 11.161 shqiptar që përbën edhe numrin më të madh që nga 2001, që nga viti në vit numri i dëbimeve shqiptar kishte ardhur në rritje, ndërsa për 2018 ka një ulje të ndjeshme me 6.564 persona.

Dëbimet ne vite:

2001    -2.957

2002     4.298

2003     5.40

2004     5.044

2005     5.359

2006     4.319

2007     4.709

2008     6.565

2009     11.505

2010    13.665

2011     17.955

2014     9.628

  1. 9.667

2016     10.324

2017    11..161

2018     6.564