Hakmarrja, krim që duhet ndaluar.

706

STOP HAKMARRJESGjakmarrja dhe indiferentimi nuk duhet të shkojnë bashkë. Reformat në Drejtësi do jenë një shpresë për mbarë popullin shqiptar, ku njerëzit që shkelin ligjet të dalin përpara përgjegjësisë. Përvetësimi i truallit shtetëror, parkun e fëmijëve me pa të drejtë, që është përbën shkakun e kësaj hakmarrje në fshatin Bales.

Një letër dhe një video, ardhur në redaksi, ku tregon fatkeqësisht realitetin për disa njerëz të veshur me pushtet bëjnë ligjin, në një kohë kur duhet ta zbatojnë atë.

Bandat e kuqe nën mbrojtjen e shtetit kanë filluar të kërcasin dhëmbët për hakmarrje më të fuqishme, kundër atyre që dikur i masakruan jo vetem me dhunë fizike, por dhe nëpërmjet  Kallashnikovit. Plumba kundër  të zgjedhurve të popullit me votë të lirë dhe demokratike, që nuk pranuan t’ju plotësonin oreksin e tyre hajdut, grabitës, dhe kriminal.

Të thuash është pa përgjegjshmëri e policisë, apo e shtetit në përgjithësi është pak apo një flluskë sapuni, sepse këta banditë me uniformë janë pjesë e strukturave të ashtuquajturit “shtetit ligjor” qe qeveria Rama, apo ministër Tahiri i ka në organikën e tyre. Pra këta mbrojtës të ligjit janë kthyer në sekserë, ndihmës, pse jo dhe bashkpuntorë me kriminelët.

Ngjarrja

Me datën 02.08.2016  në fshatin Bales të komunes Bradashesh në Elbasan, ka ndodhur në dukje një konflikt ndërmjet dy familjeve nga ky fshat, të cilat janë në gjakmarrje prej 2 vitesh.

Konflikt që përfundoj përsëri me një të plagosur nga familja Gjoni. Dhe policia e shtetit pse jo dhe prokuroria, jo vetëm nuk marrin masa për të ndaluar agresorët, apo mbrojtur viktimat, por dashur pa dashur bëhen palë me vrasësit, kur ata kërcënojnë viktimat e tyre, për rihakmarrje më të fuqishme pa pyetur për ligj, polici, apo shtet.

Ne duam gjallë a vdekur vendndodhjen, si dhe kthimin e Naim Gjonit në Shqipëri, kërcënojnë kriminelët e mbrojtur nga policia Elbasan, ne duam që ai të tërheqi denoncimin për vrasje kundrejt njeriut tonë, i cili ë qelloi për vdekje me 5 plumba pistolete në trup. Ndryshe të gjithë do të shkoni për lesh, dhe kosorja në duart e krimineleve, i pret kurrizin mes për mes dhëndrrit të familjes Gjoni.

Përsëri gjak në familjen Gjoni, ndërsa policia hesht.

Policia hesht sepse vrasësi ka çunin e tezes oficer të policisë gjyqësore në Elbasan, pra fuqia e oficerit Gentian Hidri i ka zënë sytë dhe duart jo vetëm policisë, por dhe prokurorisë në Elbasan.

Në Gushtin e vitit 2013, Naim Gjoni ishte i zgjedhur nga populli kryeplak në fshatin Balez, komuna Bradashesh, kohë kur oreksi i familjes të Qemaq Plakut i ishte shtuar oreksi, për të grabitur  tokat e institucioneve arsimore. Djali i kësaj familje apo killeri vrarës i arrestuar dhe në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike i kërkon kryeplakut të fshatit, Naim Gjonit firmën që ky i fundit ta lejonte familjen Plaku, të grabiste një pjesë të truallit të shkollës tetëvjeçare të fshatit. Mos pranimi i kryeplakut bëri atë që djali i familjes Plaku të ushtrojë presion të përditshëm, ndaj të zgjedhurit të popullit, derisa një ditë të zezë e ndalon në rruge dhe i kërkon për të fundit herë firmën, për të grabitur truallin e shkollës.

Mos pranimi në afere korruptive dhe kriminale i kryeplakut Naim Gjoni u shoqërua nga vrasësi Kledian Plaku, që qëllon me 5 plumba pistolete mbi trupin e këtij të fundit. Fati dhe Zoti bënë që Naimi të shpëtojë, të bëjë denoncimin në polici, por frika e një “rihakmarrje të dytë” nga vrasësit që nuk u arrestuan kurrë, por si hiena vërtiteshin rrotull spitalit, nën shoqërine e policisë dhe miqve të tyre të Rilindjes, për të vazhduar me ashpërsinë e tyre zhdukjen fizike të qytetarit, që nuk i lejoj të grabisnin parkun e fëmijëve, parkun e shkollës.

 

I detyruar për jetën, Naimi largohet shume shpejt nga Shqiperia, duke kËrkuar strehim dhe mbrojtje në një shtet Perendimor Demokratik, por problemet e familjes Gjoni me vrasësit nuk mund të mbaronin. Ata mbas shtatorit të 2013 morën edhe mbrojtjen e fuqishme të “Rilindjes” nË pushtet, si pjesë e saj në grabitjen e votave nëpërmjet kërcënimit të fshatarëve të zonës.

Tmerri i atentatit kriminal, dhe gjaku i kryeplakut Naim Gjoni akoma nuk ishte tharë, dhe askush nuk mund të kundërshtonte më një vrasës që lëviste i lirë dhe nën shoqërinë dhe mbrojtjen e “Rilindjes” dhe të disa punonjësve të policisë së shtetit.

Ne duam gjallë a vdekur Naimin i thotë, duke i zenë pritë Qemali, Babai i vrasësit bashkë me djalin tjetër Sokol Plaku, te vëllait Z. Hysni Gjoni. Ne e duam këtu, ai duhet të vijë dhe të tërheqi denoncimin,  ndryshe… dhe një kosore që korr barrin,  tenton të vrasi Hysninë. Ndërhyrja e menjëhershme e Erjon Çollakut, dhëndrrit e këtij të fundit që u afrua për të ndihmuar vjerrin, tenton t’i heqi kokën, dhe gjaku përsëri mbushi rrugët e fshatit, për këtë radhe jo me plumba por me kose që korr barrin.

Një meszh i pastër për Naimin, apo dhe gjithe Naimët që kundërshtojne kriminelet, sidomos tani që shtetin e kanë me vete.

E kush do t’ia presi tani më qimen këtyre vrasësve seriale, kur më në fund kanë miqësi dhe mbrojtjen e policisë të ministër Tahirit?

Unë, ti, ne të gjithe? Vrasësi lëviz i lirë.