Harmonia fetare

429

Bashkëekzistenca e shkëlqyer fetare që ka ekzistuar dhe që po ekziston në Shqipëri është produkt i tolerancës që, në natyrën e vet populli shqiptar mbart. Kjo harmoni i ka pasqyruar frutet e saja edhe në qytetin e Beratit. Harmonia midis myslimanëve dhe të krishterëve ka pasur në planësinë e saj dhe është ushqyer me predikimet për vllazëri, dashuri e paqe. Kjo kulturë qytetare është e shprehur në nderimin që besimtarët kanë për fenë e njeri-tjetrit, dhe kjo kulmon me lidhjet martesore dhe në krijimin e familjeve të shëndosha të çifteve me fe të ndryshme.

Familje të tilla në Shqipëri dhe në Berat numërohen me qindra. Harmonia fetare është e shprehur d he në disa objekte të kultit të fese islame në Berat, ku në themelet e kishave janë ndërtuar xhamitë, duke mbetur aq të shenjta për të dyja besimet. Eshtë pikërisht kjo krenari që kemi dhe ndjejmë gjithmonë, duke shprehur solidaritet për njeri-tjetrin.  Kjo krenari për ne si qytetarë beratas e merr më shumë vlerën në kohën e trazuar që po jetojmë.

Kur në disa vende të botës feja dhe përkatesia fetare janë keqpërdoruar dhe vazhdojnë të keqpërdorohen si faktorë, për të nxitur përçarrjen dhe urrejtjen. Shembuj të tillë mund të merren nga të gjitha fetë, ku dhuna ndërfetare nuk ka munguar.

Në Shqipëri kjo gjë nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar, pasi fetarët kanë në themelin e tyre dashurin për atdheun e tyre e kombin.

Kemi fe të ndryshme por vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vllazëror, një gjuhë një diell e një zot (kështu do të shprehësh Myderis Mullah Idriz Gjilani). Myslimanët dhe të krishterë janë vëllezër shqiptarë të pa ndarë. Kjo gjë do të gjente shprehjen e saj dhe në ndryshimet demokratike të vitit 1990, ku myslimanë dhe krishterë i’u futën punës sëbashku për hapjem e institucioneve fetare në qytetin e Beratit. Me fitoren e demokracisë pas viteve 90’ një erë e re erdhi edhe për objektet tona të kultit, edhe për besimtarët myslimanë e orthodhoksë.

 Ndryshimi erdhi ngadalë, por nga viti në vit liria fetare po merrte dimensionet e humbura, po fitonte përmasa të reja dhe tash po jeton në gjirin e shoqërisë demokratike shqiptare, duke u zgjeruar dhe u thelluar, me kisha të rindërtuara, te reja, me klerikë të përgatitur teologjikisht dhe profesionalisht, për shërbesat fetare, duke u bërë kështu, një organizëm i gjallë brenda organizmit të madh, të Shtetit Demokratik shqiptar.Në këto rrethana, feja u dobësua, por nuk u zhduk dhe pas vitit 1989, me rënien e regjimit komunist, u rigjallërua. Në ditët e sotme, në kushtet e një shoqërie të lirë dhe demokratike, qytetarët e besimeve e të prejardhjeve të ndryshme fetare, edhe në kuadrin e organizimeve të tyre në bashkësitë përkatëse fetare, vijojnë të bashkëjetojnë në harmoni.   “Kristianë e muslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë. Të kemi dashuri edhe për bashkatdhetarët e krishterë, sepse edhe ata i kemi vëllezër e s’kemi si ndahemi. Nuk është e rastesishme që këta besimtarë të gjënden bashkë, por tradita e tyre e hershme i kishte hedhur rrënjët dhe kishte formuar idenë e tyre që priste momentin e për veprim.

Ky grup kishte vite që punonte se nuk ka se si shpjegohet që këta individë në një kohë shumë të vështirë të ndodheshin rastësisht bashkë. Kjo lëvizje u shfaq fuqishëm në muajin tetor të vitit 1990, kur këta filluan të ushtronin presion për marrjen e institucioneve fetare. Mesa duket nismëtarët ndiqnin me kujdes lëvizjet politike në Evropën Lindore dhe në Shqipëri, nga ku diktatura e egër komuniste kishte filluar të lëkundej. Presioni i këtij grupi do të ishte efikas edhe fal një lidhje gjaku të Ali Sheh Xhemil Hoxhës Rifai, me drejtorin e atelies  Z. Shuaip Mane, i cili do të ishte pjesë e këtij grupi dhe këtë akt Shuaipi do ta shpaloste me dhënien e çelsave të Kishës së Shën Spiridonit, qytetarit Mikel Hoço, nga lagjia Goricë, ndërkohë grupi kërkon marrjen e xhamisë në Berat. Kjo u kundërshtua me shkakun se ky institucion varej vertikalisht nga Tirana dhe drejtoreshe ishte Vera Hoxha. Kjo bënte që dhe drejtori Z. Myslym Hoptova të ishte në vështirësi.

Grupit i ofruan xhamin e Sahatit ku shërbente si magazinë letrash, gjë që nuk u pranua dhe objektivi i këtij grupi besimtarësh i mbeti Xhamia Mbret. Qëllimi i këtij grupi besimtarësh myslimane e krishterë ishte që institucionet fetare të hapeshin në një ditë dhe meqenëse të krishterët do ta celebronin kishën më 12.12.1990, ditën e Shën Spiridhonit u vendos që edhe Xhamia Mbret do të hapej në datën 12.12.1990, pavarësisht pengesave të mëdha  që diktonte koha.

 Me datën 12.12.1990  besimtarët myslimanë u nisën nga Xhamia Mbret, që tani  i përkiste atyre për të uruar vëllezërit e tyre të krishtere për hapjen e kishës. Këtë grup e ka udhëhequr Ali Sheh Xhemil Hoxha Rifai, i shoqëruar nga qindra besimtarë. Tek kisha i ka pritur  Mikel Hoço, ku edhe është bërë urimi i rastit. Të krishteret do t’a kthenin vizitën ditën e premte, pasi e premtja është festa e javës së myslimanëve. Xhamia do të hapej vetëm të premteve për tre muaj për arsye kuadri. Çdo të premte Xhamine Mbret do ta falte Imam Safet Mahmutaj nga Lapardhaja.

Me datën 11.12. 1990 për Kishën e Shen Spiridhonit në Goricë me idenë e Shuaip Manes u pikturuan dyert e ikonostasit nga piktorët restauratorë Nexhmedin Musai  dhe Agron Dingo, ky veprim ishte pjesëz e grupit për të shprehur në mënyrë të përsosur harmoninë fetare të këtij qyteti, ku ndihmuan dhe pushteti në reth Z. Hysen Shahu dhe Z. Gafur Hoxha. Mysliman, Katolik dhe Ortodoks, po në pikëpamje të Kombësisë në mes kemi një vëllazi të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vëllazi të plotë.

 Ç’ështja e fesë është një çështje e posaçme e secili është i lirë për me e siguruar forcimin e fesë së vet. Kishat e para që u hapën pas asaj periudhe totalitarizmi ishte Kisha e Shën Spiridhonit, e cila u meshua nga At Vangjel Xoxe, me rastin e ditës së shenjtit që mban emrin, 12 dhjetor 1990.

Mesha u dha përpara shume banorëve të lagjes dhe të qytetit. Ishte një rizgjim shpirtëror i përmasave të jashtëzakonëshme. Në Kishën e Shën Spiridhonit, më 18 Korik 1998, u bë edhe fronëzimi i mitropolitit të Beratit dhe dioqezes së Tij, Hirësisë së Tij Imzot Ignatit, në praninë e qindra banorëve të qytetit. Harta e vendosjes së kishave në qytetin e Beratit dhe në fshatrat që ky përfshin, është e shpërndarë sipas historisë, dendesisë së popullsisë dhe traditave fetare.Lagja e Goricës ka pasur dhe ka si kishë qëndrore Shën Spiridhonin, e ndërtuar sipas mbishkrimit në hyrje të saj në vitin 1864. Mbi derën e hyrjes së kësaj kishe, gjëndet i shkruar në greqisht ky citim i nxjerre nga Ungjilli sipas Johanit: “Atë që do të hyjë tek unë, nuk do ta nxjerr jashtë”. Përveç besimtareve orthodhoks frekuentohet edhe nga besimtarë të besimeve të tjera, sidomos ditën e 20 korrikut, kur përkujtohet Profiti Ilia, gdhihet nata me besim e Shpresë të Shënjti. Në këtë kishë është bërë traditë shuarja e qirinjve të Pashkës pas 40 ditëve, Shën Alipsi. Këtu vijnë besimtare nga të gjitha lagjet në këtë ditë të shenuar. Pas ceremonisë që zhvillohet,  pjesmarrësit shpërndahen nëpër mjediset e jashtme, në ullishte, trokasin për të fundit herë vezët e kuqe, që nga fillimi i Pashkës dhe shuajnë qirinjtë që janë mbajtur ndezur qysh ditën e parë të Pashkës. Ata respektojnë njëri-tjetrin, shkëmbejnë vizita në rastet e festave të ndërsjella, ndërsa martesat e përziera nuk përbëjnë asnjë dukuri të papritur për shoqërinë.

Në studime të caktuara, që citohen shpesh në kuadrin e një retorike herë drejtpërdrejt e herë tërthorazi apologjetike ndaj regjimit komunist dhe ndaj qëndrimit të tij kundër fesë, vërehen përpjekje për ta lidhur traditën e tolerancës fetare në shoqërinë shqiptare me një traditë të supozuar të afetarisë mes shqiptarëve. Mirëpo në të vërtetë, një traditë e tillë afetarie nuk është e argumentuar. Ne Berat ne qender dhe ne lagje te tjera jane prishur kisha e shami, që sot nuk ekziston më, është një shembull i kundërt për një mëtim të tillë. Vetëm në hapësirën e vogël rreth qendres , në shekullin XIX gjendeshin nje  xhami të dukshme dhe një kishë katedrale. Nëse një numër i tillë faltoresh, të ndërtuara me nismën e banorëve dhe të tregtarëve vendës, nuk do të ishte i konceptueshëm nëse do të pohohej se njerëzit përreth ishin më së shumti afetarë. Një situatë e tillë dëshmohet thuajse në të gjitha qytetet dhe krahinat kryesore të vendit.

Përkundrazi, harmonia fetare në Shqipëri cenohet vetëm nga qëndrimet afetare dhe ateiste që vijnë më së shumti si atavizëm i të shkuarës komuniste të vendit. Pas ndalimit të fesë në vitin 1967, shprehje të kësaj mendësie kanë mbijetuar në deklarimet për “domosdoshmërinë” e ndalimit të mbajtjes së shamisë së kokës apo të kryqit në institucione publike, si dhe në pengimin e deritanishëm të ndërtimit të një xhamie pranë qendrës së kryeqytetit, Tiranës, ku mijëra besimtarë në ditë festash janë të detyruar të kryejnë ritet e tyre në rrugë. Sidoqoftë, kundër këtyre deklarimeve dhe kufizimeve, bashkësitë fetare kanë reaguar shpesh së bashku dhe me qëndrime të njësuara.Në përfundim, mund të thuhet rilindja dhe forcimi i fesë në Shqipëri sjellin forcimin dhe jo dobësimin e harmonisë ndërfetare.

 Agron Dingo – Piktor