Hermioni Katsifa në krye të listës se votimit së Partisë Bashkimi Qendror

30

Greqi/ Mediat vendase njoftojnë se Hermioni Katsifa, motra e Kostandino Kacifa që u vra me armë në dorë  në 28 tetor te vitit të shkuar do të jetë në krye të listës dhe do të udhëheq në votimet e 7 Korrikut Partinë e Bashkimi Qendror, një parti që aktualisht është në Parlament për të parën herë.Sot kandidatja minoritare është takuar ne selinë e kësaj partie me kryetarin Vasilis Leventi, i cili theksoi se: “U ekzekutua padrejtësisht nga autoritetet shqiptare, në përvjetorin e 28 tetorit 2018 në tokat e shenjta të Epirit të Veriut”. Ndërsa kandidatja Kacifa tha se: Erdha në Partinë Bashkimi Qendror, sepse dënoj ekstremet dhe të gjitha aktet e dhunës dhe të tregojë se familja Katsifas nuk ka të bëjë fare me organizatat ekstreme “.