Historia e vërtetë e “Argo-s ”

413

Zelanda e Re është zyrtarisht kundër filmit të Ben Affleck. Parlamenti i këtij shteti ka votuar unanimisht nëpërmjet një mocioni, për prezantim të rremë. Sipas fillimit të tij, ambasada e Zelandës së Re në Teheran nuk u ofroi ndihmë pengjeve amerikanë në vitin 1979. Por, në të vërtetë, si ambasadori Chris Beebe edhe sekretari i dytë Richard Seëell ndihmuan në çuarjen e tyre drejt aeroportit për t’u arratisur, madje ishin të gatshëm edhe t’u ofronin një strehim për t’u fshehur. Në një intervistë të dhënë kohë më parë, regjisori dhe protagonisti në film, Ben Affleck, në fakt e ka pohuar që filmi nuk u jep të drejtën që meritojnë diplomatëve të Zelandës së Re, por e shpjegoi këtë duke shtuar se ndryshimet u bënë për nevoja kinematografike, pra që filmi të kishte sens, duhej të dukej sikur gjashtë personat e marrë peng nuk kishin ku të strehoheshin. Sipas mocionit, filmi që fitoi tre çmime “Oscar” në total, ka keqinformuar publikun botëror për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në të vërtetë, duke u përqendruar mbi operacionin sekret mes SHBA-ve dhe Kanadasë për lirimin e pengjeve.ARGO-POLEMIKA-15_2