Ilir Meta: LSI, paketë incentivash për emigrantët e kthyer në Atdhe

315

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta është takuar sot me 500 emigrantë në Larissa e Volos të Greqisë, ndërsa është shprehur i hapur për të dëgjuar shqetësimet që kanë emigrantët shqiptarë.

“Kemi punuar gjithnjë për zgjidhjen e problemeve tuaja, emigrantët meritojnë më shumë vëmendje”, tha ai.

Duke e vlerësuar kontributin e tyre për Shqipërinë, Meta premtoi se “LSI ofron një paketë iniciativash për emigrantët e kthyer”.

Meta shtoi se, “energjitë duhet të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik”

Kreu i LSI-së premtoi ndër të tjera se LSI-ja do të ndihmojë emigrantët të hapin biznese në Shqipëri.

ilir-meta