Inaugurohet godina e Vetting-ut, ambasadori amerikan: Sot është ditë shprese për Shqipërinë

Aktualitet

Ditën e sotme është inauguruar godina e re e Vettingu–, ku në ceremoni nuk ka qenë i ftuar asnjë politikan.

Kanë qenë ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, dy personat që ngjitën të parët shkallët e godinës pas ceremonisë.

Sot është një ditë shprese”, u shpreh Donald Lu në dalje të godinës së Vetting-ut, ndërsa Romana Vlahutin tha se ishte shumë e gëzuar që sot niste punën Vetting-u.

Ndërsa në fjalën e saj gjatë ceremonisë së inaugurimit, kyetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve.

Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.