Incidenti, a do të ndëshkohet dikush nga MPJ?

Emigracioni Kryesore

pergjegjesia

Focus News / Nga dita në ditë zbulohen prapaskenat e ndalimit e dy shoferave të këtij dikasteri, një dikaster që për paaftësi profesionale ka krijuar incidentin e radhës me vendin fqinjë. Dihet që për problemin e emigracionit shqiptar bashkëpunojnë dhe mbajnë përgjegjësi gjashtë ministri në Shqipëri, po këtë radhë fatkeqësisht, incidenti ka ardhur për shkak të mungesës të bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë të Punëve Jashtme. Ky incident erdhi nga paniku që mësuesit shqiptar në Greqi tre ditë më parë incidentit dolën me një komunitatë për shtyp, për mungesen e teksteve shkollore të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.

Incidenti ndodhi ! Askush nuk po mban përgjegjësi morale apo politike sesi u gjënden në makinën e transportit edhe 300 libra të tjerë të paketuar, të cilët ishin të ndaluar edhe nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Incidenti ka shkuar deri ne Parlamentin grek, ku ministry Kotzias ka dhënë shpegime lidhur me këtë rast, duke e cilësuar si të papranueshme, pas pyetjes së bërë nga ish ministrja e Jashtme Dora Bakojani dhe ish tjetër minister tëpartisë Demokracia e Re.

Por pyetja qëndron se: A do të ndëshkohet dikush nga MPJ e Shqipërisë për këtë incident me vendin fqinjë ?

Nga ana tjetër për policinë greke në faqen e njoftimeve publike nuk është publikuar fare ky incident për të cilën u bë kaq zhurmë.