India: Më shumë se 1,200 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Bota

Më shumë se 1,200 njerëz vdiqën këtë vit ne Indi nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat, sipas shifrave zyrtare të mbledhura nga AFP.

India dhe 1.25 miliardë banorët e saj janë më të prekurit, pasi në këtë vend janë numëruar më shumë se 1,000 të vdekur në pesë shtete.

Përmbytjet e reshjeve të ashpra shkaktuan fatkeqësi të mëdha në shtetin e Kerala, në cepin juglindor të vendit dhe shkaktuan zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve. Vitin e kaluar, kishin humbur jeten 667 njerëz në Indi. Në të njëjtën kohë, 87 të vdekur u raportuan në Nepal, sipas shifrave të qeverisë, duke përfshirë një grua dhe tetë fëmijë që vdiqën nga rrëshqitja e tokës në një fshat të veçuar.

Në Oqeanin Indian, shirat e rrëmbyer shkaktuan vdekjen e 24 njerëzve dhe la 175,000 te tjere pa strehim në Sri Lanka. Kjo shifer është më e ulët se vitin e kaluar, gjë që kishte vrarë 224 vetë në vend. Për të shmangur një rezultat të tillë të lartë këtë vit, autoritetet kishin organizuar heqjen parandaluese të 750,000 njerëzve që jetonin në zona të rrezikshme nga shtëpitë e tyre. Së fundi, në Bangladesh, të paktën 29 vetë vdiqën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.