IOM: 4.000 emigrantë u mbytën në Mesdhe deri në korrik të 2016

465

tragjedia me 4000 te vdekur

Më shumë se 4.000 emigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit, një shifër në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Në përgjithësi, 4.027 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun, por edhe në rrugët në veri të Afrikës dhe në kufirin Turqi-Siri, u tha në deklaratë të agjencisë e cila është e bazuar në Gjenevë. Tragjedia më e rëndë është regjistruar në Mesdhe, me një total prej 3,120 vdekjeve midis 1 janarit dhe 31 korrik të 2016, sipas IOM-it. Rruga më e rrezikshme të detit mbetet në Itali, ku kanë gjetur vdekjen 2,692 njerëz, me drejtim për në Greqi (383 vdekje) dhe në Spanjë (45 vdekje). IOM thekson se, ka një rritje të vdekjeve në Mesdhe, pas zbulimit të 120 kufomave në bregun e qytetit Sabra Libi.