Ish-deputeti Ndocaj: Rama duhet të kërkoje falje vajzës së dhunuar nga njerëz e familjarë të PS.

Opinion

Një reagim i mënjershëm ka ardhur nga ish deputeti Ndocaj, pas reagimit te kryeministrit lidhur me dhunën ndaj vajzës jetime. Me tone të ashpra Ndocaj shpreh pakënaqësinë dhe indinjuar ka reaguar ne profilin e tij te facebook-ut…

Ai reagoi..

As emrin nuk vlen t’ja përmendësh në historitë e dhunës dhe përdhunimit, në historitë ku janë në qendër gratë e vajzat, të poshtëruara deri në detaji.  Sepse ai është vetë dhunues, ai është njeriu më i urryer nga gratë, të cilat i ka poshtërur në public deri duke i nxjerr lakuriq nga shpija, por të mos ju hyjmë këtyre historive.

I ç’nderuara zoti Kryeministër, i ç’nderuar  zoti Rama, si munde të mbrosh sërish kupolën tënde të krimit, si munde të dalësh krah Ballës, ku ti i njeh të gjitha krimet e tij, si munde të luash me një jetime? Eh , edhe unë të pyes ty , ty që I ke rrënjët e kalbura në banda të cilat ti i krijove me Ballërat e Tahirërat. Duhet të kërkoje falje i ç’nderuar zoti Kryeministër, falje vajzës së dhunuar e përdhunuar nga njerëz e familjarë të pafytyrë të partisë tënde.

Ti kërkoje falje nënës së saj që e rriti me zor në këtë shtet që drejton ti e njerëzit e tut ë kapur nga e liga. Falje motrës së saj që mbase edhe i vjen turp që emri i tyre është bërë kryefjalë e mediave  ditët e fundit.  Dhe jo vetëm mediave por edhe selisë tënde mavi, çerdhe e së këqes së këtij populli

I ç’nderuar zoti Kryeministër, the që policia e ka bërë detyrën. Po çdetyrë paska bërë policia more i mjerë? Po ç’detyrë thua ku përdhunuesi bredh nëpër makina të shtrenjta e me armë nën sedilje. Po ç’polici dhe detyrë na tregon more i pamoralshëm, kur lotët e një jetimje njomin partinë tënde të mjerë. Po, po të mjerë jeni, jeni të pashpirtë, jeni të ndyrë. Por këto nuk ju bëjnë përshtypje, se motrat tuaja i keni patur prostituta, e sot ju prostituoni vetë.