Italia ashpërson tonet ndaj fqinjëve për çështjen migratore

Aktualitet

Italia ka rritur tonet kundrejt disa fqinjëve të tij Lindorë me kërkesën për të frenuar prurjet e migrantëve në territorin e saj, Roma po ushtron gjithnjë e më tepër presion ndaj Evropës në mënyrë që kjo e fundit të bëjë një ndarje të drejtë në menaxhimin e krizës migratore.

Përgjigja, e ashpër erdhi një ditë më parë nga kreu i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, i cili tha se nuk pranonte as mësime aq më pak fjalë kërcënuese nga disa prej fqinjëve të tij në planin e politikës migratore.

Ne po bëjmë detyrën tonë dhe presim që gjithë Evropa të veprojë njësoj, përkrah Italisë”, shtoi Gentiloni, duke aluduar qartësisht ndaj kërkesave këmbëngulëse të adresuara nga Austria dhe katër shtete fqinjë (Poloni, Republika Çeke, Sllovaki dhe Hungari) në mënyrë që Italia të mbyllë dyert e saj. E fundit si datë, ajo e kryeministrit hungarez, Viktor Orban i cili në fjalimin e tij të përjavshem në radio, që dha të premten zëdhënësi i homologëve të tij polakë ((Beata Szydlo), çekë (Bohuslav Sobotka) dhe sllovakë (Robert Fico) duke përmendur një letër të përbashkët të adresuar së fundmi në këtë drejtim për Paolo Gentilonin./atsh/