Ja përse i duhet qeverisë Rama ministri i Diasporës, dhe jo Ministria e Emigracionit!

Emigracioni Foto e Ditës Kryesore

Shumë organizma apo shoqata në emigracion sidomos në Greqi i bën elozhe emërimit të ministrit të Diasporës, duke mos qenë në gjëndje për të kuptuar ndryshimin midis ministrisë së Emigracionit dhe ministrit të Diasporës.

Qeveria Rama-2 i la me gisht në gojë përsëri emigracionin shqiptar lidhur me ngritjen e Ministrisë së Emigracionit, duke e zëvëndësuar atë informalisht me emërimin e një ministër për Diasporën. Edhe pse përfol shumë për këtë ministri, Rama nuk mbajti premtimin përball emigrantëve shqiptarë edhe në këtë mandat, pasi piksynimi i tij është diaspora e largët dhe jo emigracioni i sotëm…

Emigracioni i sotëm shqiptar nuk ka asnjë lidhje me arbëreshët në Itali, me shqiptarët në Turqi, me shqiptaro-amerikane dhe kanadeze apo me shqiptarët e hershëm në Perëndim, zvisër, Suedi Gjermani apo Argjentinë etj,  pra nuk ka lidhje me këtë Diasporë. Por…

Dihet se emërimi i ministrit të Diasporës nuk ka asgjë të përbashkët me emigracionin shqiptar në Greqi, Itali, Angli etj. Por ka të bëjë direkt me përfshirjen biznesit shqiptar dhe aspak me problemet dhe shqetësimet e migracionit.

Nga njera anë është pozitive për diasporën dhe ka rëndësi për nxitjen e rritjes ekonomike të vendit, por nga ana tjetër anashkalon problemet e emigracionit. Me këtë lëvizje qeveria shqiptare pret nga Diaspora të kontribuojë më shumë në aspekt të kapitalit njerëzor dhe burimeve financiare për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës në Shqipëri, pasi në mandatin e parë qeveria Rama dështoi plotësisht, duke qenë vendi i fundit në Rajon përsa i përket punësimit nga investimet e huaja.

Është fare lehtë të kuptohet se emërimi i ministrit të Diasporës pranë qeverisë Rama-2, ka si qëllim të shërbejë si një urë komunikimi midis biznesmenëve shqiptarë të kudondodhur që nga SHB, Kanada e deri në Alaskë, por nuk ka asgjë të përbashkët me emigracionin.

Ky ministër do të ketë për detyrë të krijojë një bazë të dhënash ku do të përfshijë biznesët shqiptare në diasporë, por jo të dhëna për emigrantët që Greqi, Itali apo edhe në Angli etj.

Me urdhër të kryeministrit Rama, ministri Majko do të krijojë një komunikim  midis institucioneve të Shqipërisë dhe Diasporës…me qëllim bashkëpunimi Diasporë me ministritë përkatëse sipas fushës së biznesit.

Gjithashtu të përmirësojë komunikimin dhe organizimin e institucioneve shqiptare me diasporën në lidhje me shqyrtimin e problemeve të tyre.

Ministri i Diasporës do ketë për detyrë të krijojë lidhje të posaçme komunikimi për të informuar shqiptarët në diasporë  të përqendruar kryesisht në Turqi, SHBA, Gjermani, Zvicër, Suedi, Angli, Kanada, Australi, Argjentinë Egjipt, Siri, Bullgari, Rumani e deri në Alaskë për të investuar në Shqipëri.

Gjithashtu ministri Majko mbi shpatullat e tij do ketë marrjen e masave për të përmirësuar imazhin e diasporës shqiptare dhe imazhin e Shqipërisë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Dhe e fundit të sigurojë të drejta mbi nënshtetësin e dyfishtë për diasporën shqiptare në botë.

Me gjithë rëndësinë që ka emigracioni shqiptar i kudondodhur deri tani nuk është studiuar nga politikëbërësit pasi nuk ka patur një vullnet politik, në një kohë që mungojnë të dhëna apo studime konkrete gjatë këtyre 25 vitesh. Por megjithatë më e rëndësishme u pa nga qeveria ishte emërimi i një ministri për Diasporën se sa ngritja e Ministrisë së Emigracionit.

Strategjia Kombëtare e Emigracionit Shqiptar hartuar më 2006 është lënë në heshtje edhe pse ishte një dhuratë nga studiues italianë dhe spronsoriuez slloven, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi për braktisjen e kësaj strategjie të vetme të hartuar deri më sot.

Zëvëndësimi i Ministrisë së Emigracionit me Ministër për Diasporën, do të ndikojë që studimet për emigracionin tone ne vendet e tjera të na I bëjnë ato vende ku kanë emigrauar shqiptarët dhe jo shteti shqiptar.