Ja si humbasin fëmijët tanë në vëndet fqinje!

241

Humbja e fëmijëve tanë vazhdon të përbëjë një legjëndë në emigracionin shqiptar në Greqi, një legjende që përmban një dhimbje, që vetëm emigrantët e kuptojnë më mirë se kushdo përballë indiferentizmit të shtetit shqiptar. Një shtet që ende nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët, një shtet që nuk di se sa u mbrohet jeta e tyre në vendet pritëse, duke i lënë emigrantët në mes të katër rrugëve. Një shtet që prej 23 vjetësh ka ditur të gënjëjë dhe mashtrojë emigrantët lidhur me padrejtësitë që u bëhen në vendin fqinjë, në mbrojtje të jetës së tyre. Një shtet që askush nuk do ta dëshironte më  ta shikonte. Një shtet që nuk njeh dhimbje njerëzore ndaj shtetasve të tij, që nga pësimi ende nuk po merr mësim… .

Edhe një tjetër fëmijë zhduket në emigracion. Këtë radhë në mes të ditës me disa protagonistë vendore të cilët duhet të japin llogari për shkelje të ligjit në pajisjen e fëmijës me pasaportë dhe lejimin e kalimit të kufirit në një kohë që ka një proçes gjyqësor. Autoritet vendore të qytetit të Fierit në mënyrë të mënyrë të vetëdijshme e rrugë të ndryshme kanë shkelur ligjet e vendit, duke filluar që nga drejtësia e deri tek pushteti lokal. Një çudi për babain e fëmijës është se si mund të kalojë fëmija kufirin në një kohë që janë bërë tre denoncime, si mund të pajiset me pasaportë fëmija pa firmën e babait, si dhe kush person ka firmosur ne emër të tijë?Një tjetër fakt që na shqetëson është se në këtë çështje janë përfshirë interpolet edhe të dy vendeve fqinjë, të cilët në shkresat e tyre nxjerrin se Interpoli  Shqiptar nuk pati dëshirë për të bashkëpunuar.

Gjithashtu nga punonjësi i policisë shqiptare Andi Likaj, pranë ambasadës sonë në Athinë mësojmë se shteti shqiptar për më se 20 vjet ka gënjyer dhe mashtruar emigrantët se ky punojës policie pranë ambasadës sonë dhe që që përfaqëson shtetin shqiptar, nuk paska qenë për të mbrojtur emigrantët tanë, në një kohë kur dihet se në këtë vend janë vrarë 160 emigrantë, tortuar dhe dhunuar me qindra të tjerë, me dhjetra fëmijë të zhdukur etj. Por na qenka vetëm për të ndihmuar policinë greke në luftën ndaj drogës. Thua se zhdukja e fëmijëve tanë, vrasjet apo torturat e emigrantëve tane nga policia greke janë probleme jo shqetësuese.Të gjitha këto në një kohë që disa kohë më parë nga të dhënat e OKB-së del se vetëm nga rrethet e Elbasanit dhe Korçës u futën të paligjshëm për në Greqi 3.800 fëmijë, ku 1.245 prej tyre nuk u gjetën më kurrëPërfundimisht organizata thekson se vetëm nga trafikimi klandestin i fëmijëve nga rrethet Elbasan dhe Korçë kanë humbur gjurmët 1.245 fëmijë. Lënia pas dore e këtij skandali tregoi se miratimet në programet, të ligjeve dhe strategjive për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, mbeten shkruar mirë e bukur vetëm në letër, pasi realiteti tregon te kundërtën. Asgjë nuk ka ndryshuar për mbrojtjen e fëmijëve shqiptar në Greqi.  Asnjë dikaster i shtetit përjashto  Avokatin e Popullit Shqiptar nuk ka patur ndonjë interesim për të zbardhur zhdukjen masive të 502 fëmijëve shqiptarë.  Po gjithashtu nga të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët, mësojmë se 4.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria drejt emigracionit klandestin, të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 fëmijë janë larguar drejt Greqisë dhe 1.000 të tjerë drejt Italisë, një numër i madh për Shqipërinë.Nga ana ligjore shikojmë se, ligji Nr.3920 i datës 21/11/64 u jep një mbrojtje të veçantë dhe njëkohësisht një përkrahje fëmijëve të emigrantëve. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri thuhet se, fëmijëve u garantohen të drejtat e tyre me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin nr.54, i cili sanksionon: Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti., por në fakt ndodh e kundërta…

Babai i fëmijës që nga viti 2007 po troket nga një derë në tjetrën vetëm e vetëm për të gjetur fëmijën e tij përball korrupsionit të autoriteteve të qytetit të Fierit, të cilët janë edhe protagonistë të kësaj ngjarrje. Në bisedë me të mëson se zhdukja e fëmijës është bërë në mënyrë flagarante me vulën e autoriteteve të këtij qyteti përfshi sistemin e drejtësë : avokaten Anila Haxhia, gjyqtaren Brunilda Kadi, oficeri i policisë gjyqësore Sokrat Dhano si dhe ish shefi i krimeve Pandeli Gjone. Më e keqja është se oficeri i policisë Sokrat Dhano pranë prokurorisë së qytetit të Fierit, me të cilin edhe komunikuam për një çast është personi dhe strumbullari i kësaj çështje. Është ky person që në vendin e punës i veshur me pushtet merr në telefon dhe shqetëson herë pas herë babain e fëmijës për të mësuar reagimin e tij. Familja Dylgjeri emigron drejt vendit fqinjë në Greqi në vitet 1998 dhe në vitin 2007 bëhet edhe ndarrje e njëanshme, nga ku dhe fillon tragjedia e fëmijës me protagonistët e mësipërm të këtij qyteti, të cilët të ndërgjegjshëm po në këtë vit, në kundështim me ligjet e vendit pajisin në mënyrë arbitrare fëmijën me pasaportë pa dijenin e babait. Në 10 tetor të 2007 në mënyrë kontrabante pa dijenin e babait fëmija kalon kufirin shqiptar shoqëruar nga nëna dhe dy persona anonime (simbas  interpolit grek në bashkëpunim me interpolin italian) 

Këto dy persona kanë mbajtur nënën dhe fëmijënë qytetin e Patrës nga 10 tetori i 2007 deri në fund të 2008, ku më pas kthehen në qytetin e Fierit. Drejtësia e qytetit në mungesë të bashkëshortit jep vendimin e formës së prerë për shkurorëzimin e familjes pa dijenin e babait të fëmijës. Lidhur me këtë problem sipas babait të fëmijës janë bërë tre denoncime në polici dhe në prokurori të rrethit të Fierit, ku e fundit mban datën 292/2000 dhe firmën e sekretares M.Ndreko, në të cilën bëhet fjalë gjithë historia e zhdukjes së fëmijës, si dhe  të implikuarit në këtë çështje.

Në derën e ambasadës shqiptare

Në 2008 Perikli Dylgjeri troket për të parën herë në derën e ambasadës shqiptarte në Athinë tek oficeri i policisë ( interpolit) Z. Andi Likaj, po deri më sot ende në rrugë zyrtare ai nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me zhdukjen e fëmijës si dhe për denoncimin e bërë .

Andi Likaj, Punonjësi i policisë: Nuk komunikojë me gazetarë, kam urdhër nga lartë

Më 4 janar të 2013 sëbashku me babain e fëmijës së zhdukur në takimin me të mësuam se ky punonjës i policisë shqiptare nuk ka asnjë urdhër nga eprorët e tij për të komunikuar me gazetarët, si dhe nuk ka të drejtë të japë shpegime për raste të tilla. Por më pas ai tha se nuk ka gjë në dorë për të ndihmuar rreth këtij problemi pasi puna e tij si punojës i policisë shqiptare është të bashkëpunojë me policine greke vetëm për të luftuar drogën, (duke na treguar një pllaketë nderi të marrë nga këto autoritete greke).

Interpoli grek

Më 14/6/2010 interpoli grek nëpërmjet një shkrese dërguar Avokatit të Popullit të Greqisë me nr.prot. 1047/2/1540-23238/10, midis të tjerave thekson se është njoftuar për këtë çështje më 24/04/2009 nga policia e Atikis nëpërmjet Komisariatit nr. 4, për kërkesë në drejtim të Interpolit Shqiptar dhe Interpolit Italian. Mëposhtë thekson se fëmija ka jetuar një vit në Patra me njerëz të ipadentifikuar, ku  dhe është gjendur në Itali dhe mbahet nga familje italiane. Autoritet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë përgjigje dhe nuk kanë patur asnjë bashkëpunim lidhur me këtë çështje.

Ambasada italiane ne Athinë

Në përgjigje të kërkesës së bërë nga babai i fëmijës, me anën e një shkrese nr. Prot.1042 të datës 10/08/2010 ambasada Italiane nëpërmjet konsullit të saj Francesco Latronico, midis të tjerave thekson se: Problemi është shumë delikat dhe i  ndërlikuar pasi në këtë çështje janë përfshirë tre shtete…

Policia italiane në Peskara ( Kuestura)

Pasi janë paraqitur dokumentat nga babai i fëmijës, përgjigja e kësaj policie lokale ishte që nuk ka fëmijë me këtë emër. Në kuesturën e qytetit në Peskara bëhet edhe një denocim, ku pas tre muajsh më 28/12/2009, babai i femijës persëri shkon atje dhe nuk merr merr pergjigje. Një përgjigje që pritet deri më sot.

Presidenca e Republikës së Greqisë

Me anën e avokatit të babait të fëmijës së humbur është bërë një kërkesë më 4/12/2010 edhe Presidentit të Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias lidhur me këtë problem.  Por deri më sot sipas babait të fëmijës për të gjitha denoncimet nuk është marrë asnjë përgjigje deri më sot. Një rastësi?.si ka mundësi që të mos bashkëpunojnë Interpooli Shqiptar me atë grek dhe italian. Një rastësi?

 Shpëtim Zinxhiria