Ja Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.12.2017

Futboll Sporti

Komisioni i Disiplinës se FSHF ka marrë 13 vendime më 21/12/2017 …

1.FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.

2.Lojtari i KF “Besa”, Besmir Kullolli, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3.Lojtari i KF “Beslidhja”, Bangoura Moiss Baaou, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Zyrtari i KF “Erzeni”,Shkëlqim Troplini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Zyrtari i KF “Erzeni”,Dorian Bubeqi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.KF “Besa” U-19, për sjellje të keqe të tifozeris së tyre, në bazë të nenit 66/1 të KDS, denohet me 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet ne masën 3 %.

7.Lojtari i FC “Term” U-19, Armando Gapi , për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Orgest Cukani, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtare, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.KF “Tomorri” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjesive duke mos plotësuar kushtet e nevojshme per zhvillimin e ndeshjes kundë KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 dhe 64 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përseritje masat disiplinore do të përshkallezohen.

10.FC “Term” U-17, pë dështim në përmbushjen e përgjegjesive ne ndeshjen Kunder KF “Lushnja” U-17, në bazë te nenit 65/2 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0. Si dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përseritje masat disiplinore do të përshkallezohen.

11.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci”,Elion Stafa, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

12.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC “Flamurtari”,Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

13.Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Naftëtari”,Xhafer Kajo, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.