Juventus përgatit 126 milionë euro për të transferuar 3 lojtarë

Futboll Sporti

Edhe pse kanë mundësinë të dalin fitues në tre kompeticione të rëndësishme (Kampionat, Kupë dhe Champions), skuadra e Juventusit po planifikon të fuqizohet akoma dhe më shumë për të “dominuar” futbollin në vitet në vijim.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Juventusi do të fitojë së paku 126 milionë euro nga rrugëtimi deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Këto para ‘Zonja e Vjetër’ do t’i investoj në përforcime gjatë afatit kalimtar të verës. Madje, “Corriere dello Sport” tashmë ka zbuluar dhe emrat e tre futbollistëve që mund të transferohen në Torino.

Fjala është për Andre Gomes (Barcelonë), Mattia De Sciglio (Milan) dhe Douglas Costa (Bayern Munich).