Kafshate që s’kapërdihet asht o vlla mjerimi

810

hudhra

Liliana Elmazi / Te dashur qytetare shqiptare, te nderuar kolege. Do ta nis fjalen time me disa vargje, që më kanë trazuar mëndjen dhe shpirtin muajt e fundit , duke me sjelle trishtim, e keqardhje, si nënë, qytetare, por mbi të gjitha me shume obligim si deputete…

deputetja portret

Kafshate që s’kapërdihet asht o vlla mjerimi,

Kafshate që të ngec në fyt e të zë trishtimi…

E si të mos ndjehesh kështu, kur sot, në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të 21, SHQIPERIA RREZIKOHET TE PERJETOJE EPOKEN MIGJENIANE, dhe kjo falë qeverisjes. Motivet Migjeniane, i shohim, i ndjejmë, i prekim çdo ditë kudo në Shqipëri , nga jugu ne veri, në jetën e qytetarëve paparti, demokrate e socialistë. Qytetarë të zhgënjyer, të nëpërkëmbur, të braktisur, në hallin, varfërinë e mjerimin e tyre nga qeveria e qytetarë që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Pa punë, pa shtëpi, pa bukë e ushqime për fëmijët, me qirinj si në mesjetë, të terrorizuar nga frika se i pret burgu i Rilindjes, vetëm sepse janë të varfër. Të rinj që duan vetëm të lenë këtë vend, të cilëve kjo qeveri u vrau shpresen se do të bëhet më mirë. Janë po këta qytetarë që më 22 Nëntor nga sheshi kryesor i nisën një mesazh kryeministrit, aty ku ai u fsheh në bunkierin e diktatorit, ku edhe nëntokë u ndje forca e zërit të fuqishëm të tyre, – NE JEMI KETU! Dhe do të vazhdojmë të jemi derisa të kthesh sytë nga populli yt, përndryshe ik.  Janë këta qytetarë që përsëri u kthyhen në rrugët e gjithë Shqipërisë për të protestuar, për taksat e larta të karburantit, çmimi i të cilit është 36% më i lartë se mesatarja në Europë,  më i larti në rajon, thua se jemi në Zvicër apo vendet nordike, e jo në Shqipërinë e motiveve migjeniane. Janë këta qytetarë që do të vazhdojnë të kthehen në shesh, jo për ne, por për veten e tyre.

Kur diskutuam buxhetin e 2014 , të cilin ju po rishikoni sot me këtë akt normativ, konkludoj që ky vit do të ishte viti ku do të luhej filmi grek “Thanas Shtrëngo Rripin”, në një realitet të ri,  në atë shqiptar. Dhe vetëm një vit mjaftoi që producenti, skenaristi, dhe regjisori “qeveri” ta xhironte atë në realitetin e trishte shqiptar. 97 % e shqiptarëve u kthyen në Thanase e su ngeli më asnje vrimë në rripa, vetëm oligarkia në pushtet j. Ajo trashi zullumin e saj e zhytur në luks. Një muaj më parë u mbyll viti i dështimit qeverisës dhe kudo në çdo skaj të vendit ndihen, preken motivet migjeniane.  Mjerimi ka hyrë në shumë familje shqiptare dhe ulet këmbëkryq në mijëra e mijëra familje që s’kanë një punë, s’kanë asnjë të ardhur, as ndihmë sociale, dhe që i pret burgu apo qiriu, por që u duhet të mbajnë mbi kurrizin e kërrusur nga varfëria, një barrë më të rëndë fiskale, shtuar me taksa të reja e çmime të rritura dhe vargjet e Migjenit do të jenë refreni i jetës së tyre edhe këtë vit, dhe ata me sytë nga Zoti luten që kjo të mos zgjatë edhe dy vite të tjera.

deputetja-eresira

Vetëm dy muaj më parë ju miratuat Buxhetin e 2015, buxhetin e vazhdimësisë së varfërimit të shqiptarëve dhe rënimit të ekonomisë. Në asnjë rresht të buxhetit të ri, qeveria nuk kishte vizion se cilat do të jenë shtyllat kryesore që ajo do të mbështesë si dhe masat e nxitësit e nevojshëm për të ringritur ekonominë.

16 muaj qeverisje dy buxhete dhe katër akte normative për ndryshimin e tyre.

Nuk ka asgjë të keqe të ndryshosh buxhetin, madje mirë bën, por ky akt normativ nuk bëhet, sepse ju rritet pagat, as pensionet, as ndihma sociale, as pagesa për të përndjekurit politike, apo ish pronarët, as sepse ulen taksat e rritura, të shtuara madje as sepse hoqët tvsh mbi enërgjinë si premtuat në fushatë, duke menduar sadopak që qytetarit t’i ngelet ndonjë lek në xhep, por edhe biznesit, për të mbijetuar se, për tu rritur e zhvilluar as që bëhet fjalë, përsëri as që bëhet fjalë. Por jo! Edhe ky akt, si të gjitha buxhetet e Rilindjes kujdeset vetem për luksin qeveritar. Ai thjesht është prova e radhës e paligjshmërisë, që pret të vuloset sot me votën e kuvendit…

Qeveria kërkon votën e Kuvendit për një akt normativ të paligjshëm, duke kërkuar ligjërimin e të paligjshmëris. Dhe kjo s’më çudit aspak, as mua, por edhe asnjë shqiptar. Kjo është normale për këtë qeveri,  s’është hera e parë që e bën, përkundrazi, e ka metodë dhe stil pune tashmë. Thjesht, sot qeveria i kërkon Kuvendit të shpëtoj lëkurën e rregjur nga paligjshmeria dhe zullumi.

Një ndër arsyet e paraqitjes nga ju te këtij akti është edhe rishpërndarja e fondeve. Kjo rishpërndarje sipas ligjit të menaxhimit të sistemit buxhetor, neni 48, është e ndaluar pas datës 15 nëntor. Pra, e drejta për të ushtruar rishpërndarjen e fondeve buxhetore ushtrohet, thuhet, deri në datën 15 nëntor të çdo viti buxhetor. Atëherë, meqenëse kjo e drejtë ka skaduar me një ligj, i cili ka prioritet ndaj këtij akti normativ, e bën aktin të paligjshëm dhe vota e Kuvendit do të jete “ imuniteti” për paligjshmërinë.

Ndonëse përdoret si argument kompensimi për shpronësime për vepra publike, ligjet dhe rregullat buxhetore kërkojnë që kompensimi të bëhet para fillimit te investimeve dhe jo kur t’i teprojë ndonjë lek qeverisë, siç bëhet me këtë akt.

deputetja varferia 4

Ky akt bazohet në moskryerjen e shpenzimeve në kohë dhe për qëllimet e buxhetuara. Miratimi i tij ligjeron keqpërdorimin e parave dhe kryerjen e shpenzimeve ditën e fundit të vitit apo mashtrimin me shifra duke parapaguar kontratat e lidhura në fund të vitit. Kjo duket qartë në treguesit e investimeve dhe të borxhit publik. Mbi 1/3 e investimeve publike është realizuar në muajin Dhjetor dhe në këtë muaj janë marr borxh 300 milion dollare ose gati gjysma e borxhit vjetor. Ky quhet skandal në financat publike dhe krijon c’rregullime ne tregjet financiare, siç po vërtetohet këto ditë, kur qeveria nuk arriti që të sigurojë nga tregu huanë në nivelin e kërkuar. Dhe ky është skandali i radhës ë kësaj qeverie, tashmë të dalë boje ndaj nuk përbën më lajm.

Akti normativ, riakalon në total 1,5 miliardë lekë për shpronësim për interesa publike dhe 1,5 miliardë lekë, si kredi për sektorin e energjisë elektrike, për detyrimet ndaj prodhuesve të energjisë elektrike. Dhe kjo për faj të qeverisë, sepse nga keqmenaxhimi i KESH, u krijuan mbi 80 milion dollarë detyrime dhe u rrit me 25 % barra e qytetareve për energjinë elektrike.

Burimi i parave të shtuara dhe rialokuara me aktin normativ nuk janë të ardhurat. Shuma e të ardhurave të raportuara më tepër se sa viti i kaluar është 24 miliardë lekë, por kjo rritje është e barabartë me efektin e rritjes së taksave që do të thotë se te ardhurat reale janë më të vogla krahasuar me vitin e mëparshëm. Pra akti normativ është i papranueshëm edhe për shkak të performancës së dobët fiskale, mbasi ai nuk bazohet në ritjen e të ardhuarve por rrit borxhin publik. Ndërkohë në totalin e të ardhuatrve 94% u përkasin tatimeve mbi konsumin që do të thotë se 94% e shtesës së të ardhurave në buxhet është paguar nga qytetarët.

Qeveria nuk i ka realizuar investimet.

Këta të fundit janë 6 miliardë lekë më pak se sa buxheti dhe në terma reale kundrejt PBB-se ky është niveli më i ulët në10 vitet e fundit. Shqiptarët janë të bindur se, as ky akt, as buxheti që ky ndryshon, as buxheti i ri nuk bëhen për ta, por bëhet për oborrtarët dhe klientelen e tyre.

Por cilat jane disa nga treguesit fiskale te vitti 2014, qe jane ndryshuar me kete akt?

1.Të ardhurat totale rezultuan rreth 11 milionë dollarë më pak sesa plani i qeverisë dhe më shqetësues është fakti që të ardhurat, të cilat konsiderohen me efekt në qëndrueshmërinë e buxhetit (tatime – dogana, fondet speciale dhe jotatimore), rezultojnë me një mosrealizim prej mbi 20 milionë dollarë për vitin 2014.

2.Të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2014 rezultojnë pothuajse 60 milionë dollarë) më pak se plani,

3.TVSH rezulton me një mosrealizim prej pothuajse 2 miliardë lekë.

4.Tatim Fitimi për vitin 2014 deklarohet të jetë 421 milionë lekë më pak sesa parashikimi Rilindas, i rishikuar me aktin normativ në tetor 2014. Qeveria ndërmori politikën e rritjes së normës së tatim fitimit me 50 % (nga 10 % ne 15 %) dhe sipas të dhënave fiskale rezulton se, për vitin 2014 të ardhurat nga tatim fitimi janë rritur vetëm me 42.1% krahasuar me vitin e kaluar. E thënë ndryshe, nëse do të ishte akoma në fuqi norma 10% për tatim fitimin, atëhere gjatë vitit 2014 do të ishin mbledhur rreth 6% më pak të ardhura nga tatim fitimi krahasuar me vitin 2013, tregues ky mjaft i qartë i dobësimit të bizneseve, e cila reflekton në ulje të punësimit, me pak investime dhe me pak zhvillim ekonomik.

5.Të ardhurat për kompensimin e ish pronareve janë disa here më të ulta nëse e krahasojmë me vitin 2013.

6.Shpenzimet totale për vitin 2014 rezultojnë 17.5 miliardë lekë më pak, sesa plani i qeverisë për këtë vit dhe kjo jo, sepse janë ulur shpenzimet për luksin qeveritar, përkundrazi,

7.Pavarësisht retorikës mediatike, ishte po kjo qeveri që e uli me 1.2 miliardë lek planin e vitit 2014, për pagesat për ish të përndjekurit politike krahasuar me faktin e vitit 2013.

8.Parashikoi që të shpenzoje 1.1 miliardë lek për zërin “kompensim për shtresat në nevojë”,  as edhe një qindarkë nuk është paguar për këtë zë. Për më tepër, në vend që ky fond te shkonte per keto shtresa, qeveria vendosi ta perdorte per “shpermblimet e fundvitit”, shpërblime me karakter klientelist dhe politik.

9.Shpenzimet për kompensimin në vlerë të pronareve rezultuan 30.6% më pak sesa ajo që është shpenzuar gjatë vitit paraardhës.

10.Për kontratat ekzistuese të investimeve publike të lidhura gjatë qeverisjes së mëparshme, gjë që qeveria aktuale deklaron se ka kryer pagesat e “detyrimeve të prapambetura në infrastrukture”,  por nëse plani i qeverisë për vitin 2014 ishte prej 15 miliardë lek, fakti rezulton se janë paguar vetëm 2/3.

11.Nga ana tjetër, Investimet Publike me financim të brendshëm mbi 2.3 miliardë leke më pak sesa plani i qeverisë për këtë vit. Nga ana tjetër, rezulton të jenë paguar pothuajse 3 miliardë lek më pak sesa fakti i vitit 2013.

12.Gjithashtu, investimet publike totale (fin. brendshëm & huaj) për vitin 2014 rezultojne rreth 5.5 miliarde lekë më pak, sesa plani Rilindas për këtë vit, dhe rezultojne pothuajse 5 miliarde lekë më pak sesa fakti i vitit 2013. Nëse kësaj vlere i shtojmë edhe vlerën më pak të paguar nga qeveria aktuale gjatë periudhës tetor-dhjetor 2013 (8 miliardë lekë), atëhere për periudhën 15-mujore të qeverisjes socialiste (tetor 2013- dhjetor 2014) qeveria ka paguar rreth 13 milardë lekë më pak fatura punimesh për projektet e investime publike krahasuar me vitin paraardhës.

Dmth nga njera anë qeveria deklaron se po mbështet bizneset duke paguar faturat e prapambetura të punimeve të investimeve publike në masën rreth 9.8 miliardë lekë, por nga ana tjetër, po për të njejtat kontrata punimesh ka paguar 13 miliardë lekë më pak. Pra, në total, bizneset që zbatojnë projektet e investimeve nuk janë mbështetur nga qeveria, por janë paguar për kontratat e nënshkruara të projekteve të investimeve publike rreth 30 milionë dollare më pak. Pra kuptohet mjaft qartë mashtrimi mediatik që bën qeveria, pasi shifrat flasin vetë, të thuash që mbështet bizneset do të thotë të paguash më shumë, dhe jo të paguash më pak (rreth 30 milionë dollare me pak).

  1. Defiçiti për vitin 2014 rezulton në masën 72.1 miliarde lekë, rreth 5.2 miliardë lekë më të lartë sesa defiçiti i vitit 2013, duke thyer rregullin e artë të vendosur dhe të respektuar nga qeverisja e mëparshme, rregullin: shpenzimet për investime të jenë me të larta sesa defiçiti, me qëllim që borxh të merret vetëm për investime dhe jo edhe për shpenzime korente.

Viti 2014, dhe politika juaj fiskale për këtë vit thjesht kanë bërë që të vdesë shpresa për shqiptarët, për 97 % të tyre, se do të bëhet më mire, sepse edhe këtë vit ju po ecni në të njëjtën linjë, madje edhe më shtrënguese se ajo e vitit të kaluar. Kjo vazhdimësi gabimesh apo përsëritje e tyre, nuk e bën qeverinë thjesht naive, por e çon në kufijtë e budallallekut. Kjo s’habit askënd. Ndërkohë shqiptarët, po i zgjon nga opiumi i premtimeve boshe dhe mashtruese të fushatës dhe programit qeverisës, sot ata janë ndërgjegjësuar, se ju nuk jeni qeveria e tyre, por e oligarkëve dhe oborrtarëve.

deputete varferia 2

Politika fiskale këtë vit do t’u kushtoje shqiptarëve më shumë për çdo familje

Kjo për shkak të një rritje progresive të taksave që çon në varfërimin progresivisht të qytetarëve dhe thellon rënien e mëtejshme të ekonomisë. Qeveria rriti progresivisht taksat në të gjitha llojet e tyre. të gjitha taksat : ato mbi të ardhurat, taksat mbi korporatat, taksat mbi biznesin rriten në nivelin 15%. Një masë e tillë e bëri dhe vazhdon ta beje vendin tonë vendin me taksat më të larta, duke humbur çdo avantazh konkurues me vendet e tjera të rajonit, të cilat vijojnë që këtë nivel taksash ta kenë në masën 9-10-11%. Barazohemi vetëm me “dashurinë e re të qeverise”, me Serbinë e cila këtë nivel taksash e ka në 15%.

deputetja varferia 3

Dhe këteë rritje të taksave e paguajnë qytetaret që varfërohen në mënyrë progressive.Të varfërit mjerohen, shtresa e mesme varfërohet, vetëm zullumqarët trashin zullumin, sepse babëzia qeveritare nuk njeh kufi, ska cak, nuk ndalon këtu. Në dorën e zgjatur si tentakula të përbindshit në xhepat e qytetarëve XHEPISTI I MADH, i pagëzuar nga shqiptarët që në programin e saj, tashmë ka vënë dhe shkopin e policit, e ndihmuar dhe nga dora e arbitraritetit administrative, duke rrjepur nga xhepat e qytetarëve edhe: TVSH, që është taksa e fshehur në çmimin e mallrave e cila nga konsumatori, pra qytetarët, që konsumojnë, edhe akcizën që po ashtu është një taksë që përfshihet në çmimin e mallrave dhe që do të paguhet nga qytetarët, edhe shtesat që do të paguajnë qyetarët nga tatimi i të ardhurave personale. Edhe kjo do të paguhet 100% nga konsumatori shqiptar. Edhe rritjen e taksave nacionale, ku rritja kryesore është nga taksa e qarkullimit, edhe rritjen në kontributin e sigurimesh, ose quajtur ndryshe si taksa e punës. Edhe rritjen e tarifave te shërbimeve që qytetarët do të paguajnë në administratën e qeverisë.

 

Por politika fiskale e qeverisë nuk varfëron vetëm shqiptarët, por thellon rënien e ekonomisë shqiptare më tej, sepse projekti i qeverisë shteron çdo mundësi zhvillimi për ekonominë e vendit. përmes taksave ajo synon të tërheqë rreth 60% të PBB . i qe do te thote biznesi dhe qytetarët do të punojnë 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj për vetën e tyre. E gjithë pjesa e PBB që i lihet në dispozicion biznesit për t’u investuar, rritur punësimin, rritur pagat e shpërblimet e të punësuarve, për të rritur konsumin apo për rritur shpenzimet operacionale, rreth 100 dollarë për frymë. Të mendosh se ekonomia do të zhvillohet dhe rritet dhe do i qëndrojë presionit të krizës globale, duke lënë në dospozicion ekonomisë, biznesit dhe konsuamtorit vetëm 100 dollarë për frymë është sa qesharake aq edhe dritëshkurtër për të pretenduar zhvillim dhe rritje ekonomike.

 

E vetmja gjë që nuk ka të munguar të rritet deri tani, por që do të rritet edhe më shumë këtë vit është zullumi i trashur i qeverisë në luksin e saj të shfrenuar dhe në qëllimin e saj për të theksuar karakterin policor e dhunues të qeverisë në raport me qytetarët.  Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë “bëma” e skandale, por do të mbetet në histori si, qeveria që rikthehu epoken migjeniane për shqiptarët në dhjetevjeçarin e dytë të shekullit të 21, që ktheu burgun për të varfërit, jo për propagandë e agjitacion në fakt, por për 3 mijë lekë drita të papaguara si dhe rikthimin e shtetit policor të diktatures komuniste.

deputetja ne focus