Kampionati Europian i Atletikës, Luiza Gega renditet e katërta

Sporti

Luiza Gega është renditur e katërta në Kompionatin Europian te Atletikës.  Atletja Luiza Gega garoi në finalen e 3000 metrave me pengesë.

Në metrat finalë Krauze bëri një manovër të bukur që i dha medaljen e artë, ndërsa Luiza Gega tentoi deri në fund për bronzin, por pa arritur dot norvegjezen Grovdal, shumë pranë shqiptares. kronometri i kohës zyrtare regjistroi 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat për atleten tonë, që mbyll gjithsesi një europian pozitiv në Berlin.