Kastriot Islami : Ky është vetëm fillimi !

Kryesore Politika

islami-islamiKastriot Islami  /  U vertetua edhe nje here se ne vend ka mbreteruar dhe vazhdon te mbreteroje Oligarkia, Banditizmi, Korrupsioni dhe Krimi (OBKK) qe drejtojne vendin…”shoket dhe miqte” e Kupoles drejtojne dhe kontrollojne Prokurorine dhe sistemin e drejtesise (keshtu u pohua mbreme)…Pas shume perpjekjesh te mundimshme nga opozita per transparence perballe urdherave te Kupoles se OBKK u arrit qe seanca te behej publike (beteja dy here nga nje ore)…

U pa me ze dhe figure se Prokuroria kishte qene dhe mbetet nen presion e madje deri nen kontroll nga Kupola…e shokeve, miqeve, drejtuesve te larte te shtetit, deputeteve deri edhe prokuroreve…(pohuan mbreme se rrinin bashke ne vila, ne dreka, ditelindje, kafene…)

U provua edhe nje here mosperputhja e qarte midis vendimit te Kupoles per te perjashtuar njerin nga “shoket” nga partia per “arsye estetike” dhe qendrimit ambsades se SHBA qe pershendeti veprimin ndaj nje individi me “dyshime per rekorde kriminale”… (kjo eshte evidente)

U evidentua qartas se Kupola, me nje akuze qe u perceptua nga publiku si e pabesueshme dhe pa e mbeshtetur profesionalisht largoi njerin nga anetaret e saj duke vene ne pozita te papershtatshme Prokurorine qe u perceptua nga publiku jo profesionale, aspak e pavarur dhe e nen presionin e pjeses tjeter te Kupoles…(mbreme publiku e perceptoi Prokurorine si te paafte per te mbrojtur “akuzen” e saj…duke krijuar perceptimin publik se i akuzuari ishte i pafajshem)

Opozita beri te gjithe perpjekjet qe:

1) Ngjarja te behej transparente per publikun;

2) Qe t’i hapte rrugen drejtesise pavaresisht se do te kishte qene me dinjitoze nje akuze nga ato qe fle ne sirtaret e prokurorise apo nga ato qe ka dyshime ambasada amerikane;

3) Qe te provonte se procesi eshte i kompromentuar per shkak te ndehyrjeve te zyrtareve te larte te implikuar apo jo ne kete çeshtje,

4) Qe te tregonte se prokuroria e kishte te pamundur te ishte e pavarur dhe profesionale per shkak te presionit te larte politik dhe nderhyrjeve te Kupoles per ta orientuar procesin ne drejtimin e preferuar prej saj;

5) Te evidentonte faktin se deputetet e dyshuar per “rekorde kriminale” po denohen per akuza te ngjashme me ato te “kafeve te anetareve te Byrose Politike” nderkohe qe ne prokurori prej disa vitesh flene dosjet e ‘korrupsionit, krimit…” dhe pjesa tjeter e Kupoles nuk e ka as vullnetin dhe as guximin per tu dekriminalizuar realisht;

6) Qe beteja brenda Kupoles dhe me Kupolen vazhdon…

Se fundmi u tregua se kjo beteje do te jete e gjate, e veshtire dhe e komplikuar kunder Kupoles se OBKK…

Ky eshte vetem fillimi…Shpresoj qe pas vendimit te Kuvendit do te kete nje pershendetje tjeter nga perfaqesuesit e BE dhe SHBA…