Katër grevistet e Dhjetorit nga Novosej

886

foto azemi

Durim (Xhem) Toçilla, Agim Parllaku, Artan Mata, Sali Toçilla. Këta katër ish-studentë në atë kohë, të cilët arsyetuan, se pas cepit të angazhimit si protagonistë politikë  do i priste egërsia dhe injoranca e matrapazëve të moçëm të frikës. Katër novosejas kurajozë, që sfiduan idetë popullore të kohësë si ish-studentë dikur, me modesti dhe  qytetarish kanë fituar “bastin” si qytetarë ashtu si të tillë. Nëse dikush nga ata në minorancë u ka thënë fjalën “faleminderit”,  i ka inspiruar drejt një nevoje, për një lloj të arsyetuari, mbi ato akorde që na shquajnë e na mbajnë të bashkuar, e të ndarë, ashtu siç dhe jemi! Midis tyre edhe një tjetër Saimir Shehu, si nip Novosej, një personazh që qëndron edhe ai krejt në modesti.

studenti 2

Këta individë, janë përmendur e artikuluar aq pak, ndonëse fotografia shoqëruese e kësaj qasje, është publikuar qindra e qindra herë. Aty, në togun e këtyre ish-studentëve është njëri nga protagonistët.

Katër individë pjesë e një gjenerate që  i’u bashkangjitën si idealistë filozofisë së asaj kohe. Të ardhur nga e njejta tokë, si “armiq” e të njejtës shkollë, ata nuk bënë e bëjnë më shumë, veçse unifikojnë linjën tonë të mendimit, që ende në një masë të madhe vazhdon të jetë e ndarë rreth roleve, gjë të cilën mendjet e afta e kanë injoruar. E mjegullt, ajo botë, kur e krahason me kohën e sotme, ku lajmet e personazhet përsëriten njëzetëekatër orë non-stop, ku blihen dhe shiten kohë televizive prej “protagonistëve”, kurrë si të besueshëm.

studenti

Të ardhur, nga e njejta tokë, si “armiqtë” për notën dhjetë dikur, ata u bënë miq e bashkëvizionarë drejt një qëllimi, ku vlera do ishte sunduese. Individë, që kurrë nuk kanë pranuar ironinë e kohës, personazhe të moderuar, që mendimi dhe të vepruarit, i ka çuar tek ajo ç’ka botërisht evidentohet si e ndershme.

Në një nga filmat e tij më të mirë, aktori i njohur italian Roberto Beninji, luan rolin e një babai. Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, dhe ai së bashku me të birin fëmijë, gjinden në një kamp përqëndrimi.

E gjithë historia që trajton filmi është aftësia, që shfaq Roberto me qëllim që të bind të birin, se janë brenda një loje të madhe lufte, të cilën e realizojnë të rriturit dhe që shoqërohet me fitore ose humbje pikësh. Lumturia që ai arrin t’i sjellë të birit është edhe qëllimi i jetës së tij, i vuajtjes së tij.

Ky qëllim është edhe për atë lumturia vetë.

Mesazhi i filmit është i jashtëzakonshëm, mbasi tregon se si lumturia, gëzimi, humanizmi e solidariteti gjenden në rrethana absurde.

Gjurma e jetës ndryshon në kohë të ndryshme, por përsëri ajo ngjan nga koha në kohë, sepse përbëhet nga e njejta cohë, përbëhet nga të njejtat ndjenja, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo merr frymë. Si Beninji, katër novosejasit e Grevës Studentore në vitin 1991, e shënuar në historinë shqiptare, si kohë e fundme e mitit të rremë të atij burgu e makthi pesëdhjetëvjeçar, e luajtën atë rol, plot ndjenjë e ideal, pavarësisht cilët ishin të rriturit, e ata pas tyre që i fituan, apo i humbën pikët.

studenti ne focus