Kërcënohet me jetë Pandeli Majko, artikulli i “Fox News”: Zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar…

Aktualitet Politika

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është kërcënuar nga agjentë të shërbimit sekret iranian, bënë të ditur në një artikulli Fox News.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, nuk kam frikë“, raporton Fox News

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Në një artikull me titull “Irani po planifikon të vendosë terror në Europë, ndërkohë që ‘BE po përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, thuhet se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar duke i thënë se duhet të rrisë sigurinë ‘pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij’.

Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News paralajmërimin që i kanë bërë zyrtarët e lartë amerikanë, duke u shprehur se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, duke shtuar  gjithashtu për Fox News se “Nuk kam frikë”, thuhet në artikull.

(E.V/Faxweb.al)