Kjo protestë nuk është për qytetarët!

Aktualitet Kryesore

 Eduart NDOCAJ  /  Vazhdoj të ndjek me vëmendje protestën e organizuar nga Opozita. Kam parë edhe pamje qesharake e njerëz që duhet t’i përkasin tashmë të kalurës dhe jo të tashmes e as më pak të ardhmes të një Shqipërie europiane.

Unë, jetoj në një vend si Italia me një demokraci të lashtë dhe funksionale si Italia. Po ashtu Italia ndoshta është vendi europian që protestohet më shumë, por në të gjitha rastet, protestojnë qytetarët për vetën e tyre, protestat i organizojnë po qytetarët. Politika nuk merret me protesta, sepse ata kanë një mision tjetër me të rëndësishëm përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe sovranit dhe për ta bërë këtë kanë të gjitha hapësirat ligjore dhe institucionale për të bërë dhe nuk kanë nevojë për rrugën.

Pra, zakonisht në konceptin aktual të demokracive Europiane, qytetarët protestojnë, pasi politika dështon në misionin e saj për të përfaqësuar qytetarët dhe sovranin. Unë, kam më shumë se një vit e gjysmë që jam deputet dhe në asnjë rast të vetëm nuk kam bërë protesta. Ndonjë protestë mund ta kem bërë para se të bëhesha deputet, pastaj nuk kishte kuptim të bëja protesta, sepse kisha të gjitha mundësit dhe privilegjet për të zgjidhur problemet e qytetarët dhe të votuesve. Kisha komisionet parlamentare, mediat, foltoren e Parlamentit.

Mora shembullin tim për të thënë se protestat në rrugë apo edhe më keq poshtë çadër nuk duhet të bëhet nga deputetë, ish ministra, sepse këto i kanë të gjitha mundësitë të përdorin hapësirat institucionale dhe ligjore.

Unë, do të kisha marrë pjesë në këtë protestë, pavarësisht pozicionit tim politik, me një kusht nëse këtë protestë do e kishin organizuar qytetarët për problemet e tyre që lidhen me mirëqenien dhe jetën, punësimin, dritat, ujin e të tjera, por unë, nuk mund të marr pjesë në një protestë ku janë futur në llogore të gjithë ata që nuk kanë pushtet dhe e duan me çdo kusht atë duke abuzuar në emër të qytetarëve të lirë. Nuk do të shkoja në protestë për të rikthyer në pushtet ato politikanë që qytetarët i ndëshkuan në 2013 për keq qeverisje. Kurrë nuk kam pranuar në jetë të jem në shërbim të pushtetit ose me saktë të kultit të pushtetit.

Ta dashur qytetarë, Shqipëria nuk është më në fillimin e viteve ’90 për të besuar në fantazinë e revolucioneve. Zakonisht me këtë term kanë pasur lidhje e pasione komunistët-stalinistë që kanë besuar gjithmonë në ndërrimin e pushtetit me dhunë dhe në rrënimin e funksionimit të institucioneve dhe formave demokratike të përfaqësimit.

Shqipëria, përtej probleme të ndryshe që ka ashtu siç kanë edhe vende më të zhvilluara se ajo në Europë, tashmë ka hyrë në një fazë të rëndësishme të reformimit të saj në sistemin e drejtësisë e po ashtu edhe në implimentimin e vendimeve të rëndësishme. Të gjitha këto po ndodhin e duhet të ndodhin vetëm në tempullin e demokracisë, Parlament. Politikanëve dhe deputetëve nuk u jepet e drejta të bëjnë propozime apo zgjidhje në sheshe apo poshtë çadrave. Kjo për me tepër, kur Parlamenti shqiptarë po jep rezultatet e duhura në kalimin e reformave e po ashtu nuk paraqet asnjë krizë numrash që nevojitet për të garantuar jetëgjatësinë e tij.

Unë, jam I interesuar për realizimin e zgjedhjeve në standarde sa më ta mira, kam qenë për votën e emigrantëve që politika e pikërisht ata që janë në çadër e penguan për 20 vite, por ne mund t’i mbrojmë zgjedhjet e lira vetëm duke vazhduar jetën parlamentare. Opozita ka më shumë se tre vjet që jetën parlamentare e ka harxhuar vetëm në akuza të rëndomta dhe nuk ka shumë pak ose fare diskutime për çështje që I prekin të gjithë qytetarët pa dallime politike.

Politika shqiptare ka dështuar në të gjitha iniciativat për reformim dhe modernizim dhe çdo gjë që kemi arritur deri tani e kemi bërë falë kontributit dhe insistimit të veçantë të BE-së dhe SHBA-së. Prandaj, nëse dikush mendon për të eliminuar forcën monitoruese dhe vëzhguese të SHBA-së dhe BE-së do të thotë se është kundër interesave demokratike të qytetarëve dhe të vendit në nivel kombëtare.

Sot, Fluckstain foli hapur kundër protestës së Opozitës, bojkotit të Parlamentit si dhe premtojë se BE është e interesuar për rikthimin e Opozitës në Parlament. Pas reagimit të Fluckstain, gjejë rastin t’i bëj thirrje Opozitës të rikthehet të enjten në Parlament dhe të vazhdojnë punët e përbashkët në Parlament për realizmin e granatimin e standardeve më të mira të mundshme për zgjedhje të lira e demokratike.