Kokedhima nga Athina sfidon perseri Ramen

Emigracioni Kryesore

Koco Kokedhima perseri ne Athine (22/04/2018) per nje bashkebisedim me komunitetin shqiptar.

Kete radhe Kokedhima vjen jo me si deputet i PS, por si kryetar i Partise “ZGJIDHJA”.  Kokëdhima ka zgjedhur perseri Athinen, ne nje kohe kur marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë dhe aq të mira, dhe për këtë bashkebisedimi me emigrantët pervec problemeve te tjera do të ketë një rëndësi të veçantë.

Ai do te kete perballe shqiptare te moshave te ndryshme, komunitetin me te madh në Greqi, një forcë e madhe e ndershme dhe punëtore, që mbështeti fuqishëm PS në zgjedhjet e fundit. Kokëdhima vjen në Athinë duke sfiduar Ramën per se dyti here, duke i dhene shuplaken e radhes, njeriut që iu premtoi emigrantëve dhjetë pika kryesore dhe nuk realizoi asnjë.

Per hi rte vertetes, kujtojme se takimi fundit i Rames me emigrantet ka qene ne promovimin e librit te tij “KURBAN”, duke lene te kuptosh se kete komunitet pas votimeve ka e lene ne harese ketu e pese vite.

Kokedhima kete radhe vjen si kreu i nje partie opozitare ne kete bashkebisedim me emigrantet, ambasadorët e e vertete te Shqipërisë dhe qytetarë me të nderuar ne Greqi,  ndër më të shquarit e më të rëndësishmit edhe per Shqiperine.

Si politikan dhe opozitar bashkebisedimi me emigrantet do te kete interes ne prekjen e problemeve thelbesore si, marëveshja për pensionet e pjeseshme, njohjen e viteve te punes pas gjithë atyre viteve pune rraskapitëse, ne nje kohe kur qeveritë shqiptare e greke nuk kanë bërë asnjë progres që nga gushti i vitit 2006 kur u nënëshkrua Protokolli i Bashkëpunimit dhe që nga nëntori i vitit 2008 kur u ra dakort për nisjen e procedurave për nënëshkrimin e një Protokolli Teknik midis Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, ISSH dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Greqisë, IKA.

Kokedhima edhe kete radhe padyshim do te kerkoje nga qeveria shqiptare të ndërtojë një qendër kulturore në Athinë, qe parate te mos paguhen me nga kreu i Federata e Shoqatave Shqiptare.

Edhe pse me dy atdhe, emigrantet ndien shumë herë pa asnjë atdhe, si pjesa më e harruar, më e lënë mënjanë e popullit shqiptar.

Kokedhima do te kete perballe emigrantet qe per 27 vite Shqipëria është sjellë si njerkë me ta, ku edhe ne perfaqesite dipllomatike jane ndiher si të huaj, jo si shqiptarë, kur kane trokitur per halle dhe probleme serioze, duke vuajtur shpesh herë shfrytëzimin dhe shkeljen e të drejtave njerëzore.

Kokedhima do te kete perballe kete komunitet shqiptar te perbuzur nga shërbimi diplomatik shqiptar në Greqi ndër vite nuk i ka përfaqësuar e mbrojtur me besnikëri të drejtat e shqiptarëve, qe asnjehere nuk ka ndërmjetësuar e zgjidhur çështjet e tyre.

Kete radhe Kokedhima do te perballet me emigrantet ne nje kohe qe Shqiperia i ka rritur cmimin e pasaportave katër here, aq sa sherbimet konsullore kushtojne gjithnje e me shtrejnte….

Ai e ka te qarte…dhe duhet te kete kujdes me kete komunitet, pasi koha ka treguar se eshte pjesa më e aftë e shoqërisë shqiptare, më punëtore dhe mbi te gjitha me nje kulturë demokratike, por lene jashte cdo pjesmarrje ne jeten politike te vendit, ne nje kohe qe duhet te kishte deputetet e tij.

Kokedhima vjen ne nje kohe kur Shqipëria  sot i ka një borxh të madh emigracionit, jo vetëm të drejtën e votës së emigrantëve atje ku jetojnë e punojnë, por mbi të gjitha në mbrojtje të drejtave të tyre.  Emigrantët janë heronjtë e parë të tranzicionit shqiptar pas viteve ’90-të.

Gjithashtu ai vjen ne nje kohe kur sot kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e emigracionit,  interesat e vendit, ka tradhtuar çdo shqiptar e shqiptare që meriton të jetojë në një Shqipëri me punë te ndershme dhe pa ryshfet. Pa kontributin financiar te emigranteve Shqipëria nuk do kishte mbijetuar dot. Në dy vitet e fundit në Shqipëri emigrantët futën mbi 1,2 miliardë dollarë.

Kokedhima vjen ne kete bashkebisedim pasi e di se emigrantet mund te jetojne pa ndihmen e politikes shqiptare, ndersa politika jo, pasi kur keta kishin nevoje ajo nuk u gjend prane. Eshte nje borxh historik qe duhet tu kthehet nga qeveria. Prandaj Kokedhima vjen i pergatitur kete radhe, duke sfiduar perseri kryeministrin qe nuk ka kurajo tu dale perpara emigeranteve ne Greqi.

Duhet theksuar se cdo vit në Athinë mbarojnë shkollat e larta por edhe atë për dipllomaci, me dhjetra femije emigrantesh, por asnjë nga këta studente ekselente nuk i eshte dhënë mundësia për të punuar në perfaqesitë, konsullatat tona, pasi ne keto vende punojne njerez jashte cdo profili.

10 premtimet e qeverise për emigracionin të prezantuar në platformën e saj te fushatës te 2013, mbeti vetëm në letër. Asnjë premtim nuk u mbajt nga kryeministri Rama edhe pse po qeveris për së dyti radhazi.

Ky bashkebisedim do te kete interes te vecante, me mendimin se emigracioni shpeton vëtem nga emigracioni.  /focus  news/