Kokëdhima: “ZGJIDHJA” do të futet në zgjedhje si një alternativë për të qeverisur vendin

568

Themeluesi i lëvizjes ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” u shpreh se partia që përfaqëson do të hyjë në zgjedhje si alternativë për të qeverisur vendin.

“Shiko, pavarësisht fatit, luftës së pandershme që iu rezervohet partive të vogla në Shqipëri, qoftë nga sistemi zgjedhor, pavarësisht nga dëshirat perverse të atyre që projektojnë sistemet elektorale në Shqipëri, pavarësisht dhe nga dëshira e tyre për të qenë të vetëm dhe për të mos lejuar liri, konkurrencë të lirë, tregu politik nuk mund të mbyllet dhe nuk mund të bëhet pronës as e një, as dy dhe as e tre kryetarëve. Partitë e reja, në Shqipëri janë një kontribut që kanë bërë qoftë Blushi me Libra, qoftë Bojaxhiu me Sfida dhe kushdo tjetër, thjesht kanë kontribute të mëdha, për të pasuruar debatin politik, për të përcjellë mesazhe te njerëzit dhe unë i konsideroj si një kontribut të çmuar, çdo investim që bëhet në këtë fushë. Por, nuk kam pasur as një dyshim që këto parti nuk do mund të hynin në Parlament.

Kam qenë i sigurt që do ishin zero rezultatet. Jo vetëm për shkak se janë zgjedhje për standarde, por, ku këto parti të mëdha janë manipulatore dhe kusarët më të mëdhenj, sidomos për partitë e vogla dhe individët e pavarur, por edhe për faktin tjetër se këto parti të vogla nuk kanë burime mjaftueshme njerëzore, burime financiare, burime të tjera të domosdoshme, nuk kanë programe, strategji, taktika të mirë studiuara, nuk janë të gatshme për të bërë një betejë me këtë realitet dhe me këto parti që janë sot. Aq më tepër kur në këto zgjedhje u hodhën para, miliarda në lojë dhe partitë e vogla nuk mund të konkurrojnë dot këto instrumente. Ndërsa, për sa i përket Zgjidhjes, Zgjidhja nuk do futet në këto zgjedhje, as si parti e re dhe as si parti e vogël.

Zgjidhja do të futet në zgjedhje si një alternativë për të qeverisur vendin dhe do futet në zgjedhje si një parti e madhe. Me vullnetin tonë, me dëshirën e Zotit dhe me punën tonë të palodhur ne do të futemi në treg me besim shumë të madhe dhe do të bëjmë sfida shumë të forta, do të bëjmë Zgjidhje”, tha Koço Kokëdhima.