Kosturi: Politika është bërë një me krimin

417

 

kostruri

Televizionet e gazetat heshtin, por kemi sheshet e Shqipërisë! Nga data 3 deri 6 shtator 2014 u zhvillua aksioni politik i LDSH (Levizja per Drejtesi e Shqiptareve), si një Protestë Politike ndaj politikës 24 vjeçare, e cila nuk ka qeverisur vendin, por krijoi rrjetin kriminal shtetëror (politikë – ekonomi – media), që aktualisht eshte gati i paçmontueshëm. Marrshimi ynë 4 ditor u shoqërua me thirrjet, “stop politikës 24 vjeçare”, “Drejtësi – Barazi”, “Ndëshkim – Sekuestrim”, “Fullani të arrestohet” etj.!…

Sot ishte dita e katërt  e këtij marrshimi nëpër rrugët e Tiranës dhe e presionit përballë Parlamentit Shqiptar, sepse arrestimi i Fullanit eshte vetëm fillimi i betejës për Drejtësi Popullore, siç dëshiron populli shqiptar.

Politika 24 vjeçare nuk mund t’a zgjidh dot ngërrçin e krijuar, për shkak të inkriminimit të thellë e masiv të saj, prandaj reagimi i organizuar popullor mbetet detyra më emergjente dhe më atdhetare sot!

Beteja ka nisur!…

Politika eshte bërë një me krimin, Ne bëhemi me popullin!

kosturi ne fac sot

Levizja per Drejtesi e Shqiptareve

Astrit Kosturi, kryetar i lëvizjes