Krimi nuk ka ngjyrë, shpirt, nuk ka mëshirë

1164

ferra-portret

Në një intervistë eskluzive për gazetën “Focus News” zoti Maksim Ferra, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Shqiptare të Studimit  për Luftën  Kundër Terrrorizmit dhe Krimit të Organizuar thekson mbi të gjitha se : Krimi nuk ka ngjyrë, nuk  ka  shpirt, nuk ka mëshirë dhe as pasaportë. Gjithashtu na tregon se si funksion kjo qender në Tiranë dhe në Athinë, qëllimi dhe puna e saj konkrete në luftë kundër krimit të organizuar. Drejtori Maksim  Ferra thekson se, Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile.

ferra-stema

Zoti Maksim  si funksionon Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit e Krimit të Organizuar?

Që në fillim dua të theksoj se  lufta kundër krimit  kërkon përpjekjet e të gjithëve  brenda  dhe jashtë  vendit. Qendra Shqiptare e Studimeve për luftën kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar që unë  drejtoj  dhe  menaxhoj sëbashku me një  grup specialistësh në fushën e  luftës kundër  krimit të organizuar dhe të shoqërisë  civile emigrantë  rezident  në shtetin mik  Grek, të  cilët  janë  Presidenti  dhe  Drejtori  Ekzekutiv  z. Maksim Ferra, Drejtori  i Sigurisë dhe  Menxhimit  zoti Miltiadh  Korkuti, Këshilltarja  e Presidentit  dhe  Drejtore  e Menaxhimit  te  Projekteve zonja Stella Tabaku Shkëlqimi,  Drejtori i Agjencisë  Kërkimit  dhe  Investigimit të personave të humbur, apo  të trafikuar z. Kapo Kordha,  Drejtori i Forumit  Rinor  Antitrafik  z. Mariol  Shkëlqimi,  që pas një pune disa mujore  të ndihmuar nga  specialistë të fushës se juridiksionit të shtetit grek ka filluar aktivitetinligjor me  vendim nr. 180/ dt.17.06. 2013  të Gjykatës së Qarkut  Athinë , në bazë të dispozitave të nenit 12 të Kushtetutës , dhe Nenit  78  të  Kodit  Civil…

ferra-ferra

Cili është stafi juaj në këtë drejtim?

Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile, punonjës, nxënës  shkollash dhe studente rezidente  në Greqi, që janë të përkushtuar ndaj luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në gjirin e shoqërisë shqiptare  përtej kufijve të tokës  mëmë, në radhët e emigrantëve.

Cili është qëllimi?

Qëllimi kryesor i Qendrës është ndihma dhe bashkëpunimi efektiv me strukturat e shtetit në parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht në problematikat e mprehta si  kunder droges,  të trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve, femrave në vendet e rajonit si ne Itali, Kosove,Maqedoni, Belgjikë, Gjermani, Austri,  Zvicër, Angli etj. Gjithashtu ka si qëllim të nxisë, ndihmojë dhe koordinojë bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore policore e  ligjvenese  e  ligjzbatuese dhe private te  shtetit  grek,  të edukimit me publikun e gjerë për përcaktimin e prioriteteve në nivel komuniteti e më gjerë përmes kërkimit e studimit shkencor të dukurive kriminale, prirjeve sipas komuniteteve dhe llojshmërisë, për parandalimin e akteve terroriste dhe krimit të organizuar.

ferra-bordi

Qëllimi  kryesor është  puna hulumtuese studimore, kordinuese  dhe  bashkëvepruese  e qendres  dhe veçanerisht e Agjencisë Kërkimit  dhe  Investigimit  (AKI-it ) në përbërje  të strukturës  së  kësaj  qendre, është  kërkimi dhe identifikimi i personave  të humbur dhe të  trafikuar si shtetas  shqiptarë ashtu  dhe  të huaj, të cilat  janë  objekt  kërkimi  si nga  familjaret, po ashtu  si  dhe  nga interpoli grek,  shqiptar  dhe  ai ndërkombetar, nga shtetet  partnere  për  personat me rezikshmëri të lartë shoqerore. Burimet  për personat në kërkim të cilët lëvizin dhe strehohen  ne  Europe, si dhe  në kontinente  te  tjera, me identitet të  rremë, të  cilët  identifikohen  nëpërmjet agjenteve tanë, të  cilët për  mungesa  fondesh punojnë  vullnetarisht,  por  njëkohësisht në disa raste edhe  nga burime  konfidenciale  tona  në  këto  vende.

Si punon?

Kjo Qendër zbaton e mbron standartet e Shtetit Ligjor dhe Kushtetutën e Republikës Shqipërisë  dhe  të Greqisë, duke respektuar në filozofinë e vet të qellimit dhe misionit, parimet e profesionalizmit dhe demokracisë.

Misioni i kësaj qendre?

Qendra ka për mision të nxisë ndërgjegjësimin se bashkëpunimi dhe marrja e përgjegjësive nga të gjitha segmentet e shoqërisë, strukturat shtetërore e shoqërore dhe komunitetet është forma dhe strategjia kryesore e parandalimit të çdo lloj krimi. Krijimi i kësaj ka  patur  si  synim që me ndihmën dhe kontributin e saj professional, të bëhet pjese e parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit  dhe krimit të organizuar si  brënda dhe  jashtë  vendit tonë.

Ku e mbështet luftën, mbi çfarë parimesh?

Në  themel të punës studimore dhe aktiviteteve jane Ligjet Kushtetuese dhe të Drejtës  Ndërkombëtare, të  cilët janë parimet bazë  të aktivitetit të saj. Në parimet e aktivitetit  Qendra udhëhiqet nga profesionalizmi, përkushtimi,  atdhetaria dhe  depolitizimi, duke  qenë bashkëpuntore  e shtetit në këtë luftë parandaluese,  dhe jo vegël e partive apo organizatave  politike, duke u nisur dhe nga fakti se krimi nuk  ka ngjyre dhe nuk njeh kufi.

Si paraqitet krimi sot?

Kohët e fundit krimi në Shqipëri është cilësuar nga ekspertë dhe sociologë të ndryshëm si një fenomen gjithnjë e në rritje. Ai është kthyer në një fenomen që dominon shoqërinë shqiptare që në themelet e saj. Vendi ynë goditet pothuajse çdo ditë nga krimi i organizuar dhe ai në familje, duke mos lënë jashtë edhe vjedhjet me dhunë. Rastet e vrasjeve të biznesmenëve të njohur, ose jo, me sipërmarrje të mëdha, përdorimi i tritolit dhe  paralajmërimi  për  ekzekutim me anën e tritolit dhe të hedhjes në erë të  automjeteve  dhe objekteve  të personave në “shënjestër ”  janë një dëshmi e fortë për ekzistencën e rrënjëvë të fuqishme kriminale që ekzistojne në vendin tonë. Gjithashtu edhe krimi në familje është gjithashtu  ne rritje.

Pse vendoset në ngritjen e kësaj organizate?

Duke  marrë shkas nga reformat e here pas herëshme të ndodhura në vitet e para të  demokracisë, fillimi i viteve “90-te”, por dhe më pas e deri në ditët e sotme, reforma të  ndërmarra nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave (blu, roze apo të kuq)  dhe krahëve  (të majtë, të djathtë, të qendrës  apo koalicionesh ). Kjo në shumicën e rasteve të nxituara, të  pa kontrolluara dhe aspak me sens profesional, duke anuar më shumë nga ana  simpatizanteske u  flakën  në  rrugë  me dhjetra, qindra dhe mijëra specialistë të fushave  dhe moshave të ndryshme, por dhe punëtor të thjeshtë që  ju mbyllën qendrat e punës dhe u flaken në rrugë.

Pjesa dërmuese  e këtyre personave të dalë  nga reforma erdhën dhe emigruan në vendet  fqinje në  Greqi dhe Itali, për të  siguruar të ardhurat  për  të  mbajtur veten dhe familjet  e tyre. Me këtë  rast  falenderojmë mikpritjen vëllazerore  të  komunitetit grek ndaj individëve dhe familjeve  shqiptare.

Pjesa dërmuese  e këtyre emigrantëve lëviznin pa letra në formë  klandestine, pa  viza, dikush paguante  për blerjen e një  vize, merrte  leke me përqindje për të  blerë  edhe pasaportën. Por, të detyruar më pas  për të  shlyer këto  borxhe punonin në punëra të zezë,  të jashtë ligjëshme, filloi prositutcioni,  trafiku i qenieve njerëzore,  shfrytëzimi i fëmijëve  dhe  femrave , etj.

Krimi nuk ka ngjyrë, nuk  ka  shpirt, nuk ka mëshirë   dhe as “pasaportë “ për të lëvizur  lirshëm, ai  kë lëvizur lirshëm dhe në kohen kur  levizej me viza, dhe jo sot  qe eshte  bere liberalizimi i tyre dhe levizet lirshëm në vendet Shengen. Ata bashkëpunojnë me njeri- tjetrin, kanë një rregull dhe disiplinë  të përsosur për  të mbrojtur shokun  dhe aktivitetin e tyre kriminal.

Si do informohet publiku lidhur me punën tuaj?

Jemi  duke  punuar për  t’i  dhënë  një  dimension të  ri formës  dhe përmbajtjes së  propogandimit si atë viziv dhe  të medias së  shkruar, ku  së shpejti do të  nxjerrim dhe  botimin  e parë të buletinit, i cili do të  sjelle tek lexuesit informacione  të  ndryshme  nga  realiteti yne  brenda ashtu dhe jashte  vendit. Me qëllim që të  bëhet  pjesë  e sensibilizimit të shoqërisë  në  komunitetet për  të ngritur në nje stad më të lartë ndërgjegjësimin e tyre se, informimi  ndaj rasteve të aktivitetit kriminal  dhe terrorist është  detyrë  jetike për çdo  shtetas. Si faktor të rëndësishëm të punës sonë ka qenë dhe mbetet rritja e besimit  reciprok  të lidhjeve të qendrueshme  reciproke si, nëpërmjet komunikimeve, takimeve dhe formave  të tjera elektronike. Në të përcjellim tek çdo shtetas shqiptarë  apo të huaj profesionalizmin dhe përkushtimin tonë në këtë mision te qendrës sonë.

Mesazhi juaj?

Eshtë  detyra e jone por dhe  e shtetit që në  kushtet e reja të rritjes së krimit dhe  terrorizmit mbare  botëror, të jemi sa më pranë njeri- tjetrit. T’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe kordinimit, t’i lemë statuset, si dhe  qëndrimet  që na ndajnë. Të mos  përçmojmë, por të bashkojmë  vlerat tona, pasi ky shtet ka investuar dhe investon si për mua dhe për ty, për t’u  bërë një profesionist i mirë në  mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike.

Ferra ne focusnews

Focus News.al