Kristo Kauri : Është nder të punosh me Koço Kokëdhimën, politikani që transformoj Sarandën

Kryesore Politika

kristo kristo

Kristo KAURI /  Një luftë e padrejtë me goditje dhe poshtë mesit, një luftë që nuk shkon e pershtatet burrave, të forteve, por të dobtëve, mjeshtrave të baltës dhe ligatinave. Nuk kam ndërmënd të bëj detyrën e avokatit dhe të mbroj z.Koço, se ai nuk ka nevojë, e mbron me dinjitet personalitetin e tij siç jemi mësuar ta shikojmë, e mbron vepra dhe sukseset e tij.

Por e ndjej për detyrë që në këtë baltosje të them disa të vërteta që kam përjetuar, duke punuar bashkë me të në këto katër vite. Nuk e njoh rrugën e tij në fushën e biznesit, një biznes që e ngriti nga zerua në qeverisjen e kundërshtarëve të tij politik, që e denigruan, e penguan dhe shumë herë e gjunjëzuan, por falë vullnetit, këmbënguljes, përvojës mbijetoi duke krijuar biznese të suksesshëm.

Unë dua të ndaj me miqtë e mi fatin që kisha ta njohë këtë politikan. Njoh shumë deputet të majtë dhe të djathtë, që para se të angazhohen janë të varfër, pa llogari bankare dhe brenda tri viteve dhe me shpejtë janë pasuruar, duke e kthyer deputetllëkun në biznesin më të fuqishëm, duke braktisur elektoratin që i zgjodhi.

Populli i njeh dhe nuk ka nevojë për komente. Z.Koço nuk e njoh si të tillë. Ai erdhi në PS , ose më saktë PS e gjeti atë të pasur, të pushtetshëm, të fortë. Kur PS ishte në opozitë pa forcë, pa dinjitet, ku përjetonte momente të vështira, kjo për faj të liderëve, por edhe mosbesimit të popullit, se u prezantua si vazhdimesi e PPSH, pa program të qartë, duke ndrruar vetëm tabelat, jo vizionin dhe njerezit. Z.Koço në këto momente i qëndroi pranë PS, e mbështeti shpirtërisht dhe ekonomikisht, nuk lejoi ta baltosnin, por udha zemër dhe vizion liderëve të rinj.

Bashkë me miq e shokë me durim investoi përvojën duke krijuar një klimë tjetër dhe një dritë shprese per vendin. Kështu e gjeti qershori i 2013, kur zbriti si kandidat i PS në Sarandë, i pasur, i fuqishëm, vizionar dhe besim për ndryshim.

Pas kaq vitesh nuk ishte e kollajshme të konkuroje në Sarandë,në një qytet të shkatërruar, të abandonuar nga e djathta, që drejtohej nga një bandë e paskrupull. që do bënte çmos për mos ndryshimin e situatës. Kjo ishte një sfide që vetëm ai dinte ta përballonte, si dhe e përballoi me sukses.

Pas fitores bindshëm nuk u fsheh, por i dha frymëmarrje Sarandës. Solli investime, skanoi dhe evidencoi probleme duke zgjidhur shume prej tyre. Shumë here solli qeveritarët, kabinetet në ballafaqim me komunën. Vetëm ai i organizoi me mjeshtëri këto ballafaqime.

Për përvojën që kam si anëtar i PS, që nga themelimi i saj, gjatë gjithë rrugëtimit tim në PS, nuk kam parë, takuar punëtorë dhe deputet si Z.Koço. Ku e gjente këtë forcë dhe energji ky njeri që punonte shumë në  24 orë. Nga mënyra se si menaxhonte dhe përdorte informacionin të entusiazmonte.

Stafit dhe njerezve u tregonte problemet, por dhe zgjidhjet dhe të gjithë viheshim në levizje. Ishte mjeshtër në këtë lufte, u bë shkollë dhe model punë, ku evidenconte më të mirët. Nuk bëhej mik me ata që i bënin qejfin dhe lajka, por me ata që i prishnin qetësinë, gjumin, me ata që evidenconin probleme dhe që thoshin të vërtetën.

koco-koco

Biznesi e kishte ashpërsuar dhe nuk mund të pranonte lajka. Kjo luftë evidencoi vizionaret, eliminoi servilet të paaftët, ata që ishin mësuar me privilegje. Shkatëroi modelin ku shumica e anëtarëve të Asamblese vetëzgjidheshin dhe vetemëroheshin në poste dhe Këshillin Bashkiak. Ishte një luftë dhe sfide ku të gjithë ishin të thirur të shprehnin aftësitë, talentin dhe përvojën në punët e Partisë, të gjitha moshat, nivelet, gjinite etj.

Puna e një lideri dhe politikani nuk është të pëlqehet dhe dashurohet nga të gjithë, kjo nuk mund të ndodhë kurrë, mjafton që ai të bëj vepër në interes të shumicës dhe në dëm të individit, pakicës. Një deputet i mirë i dëgjon të gjithë me durim edhe atehere kur nuk i pëlqen muxika e folësit, por vleresimi, promovimi duhet te jete real dhe sejcilit ti japish atë që i takon. Këtë bënte në këto takime Z.Koco. E ndoqa me vemendje gjithë prokupimin e tij netet pa gjume ne perzgjedhjet e stafit drejtues te ndermarjeve. Me shumë kujdes me durim, skanim, ballafaqim dhe konkurim nga administrata shteterore u zgjodhën të aftit dhe jo militantët, profesionistat me dipllomë real dhe jo të Universitetit Kristali.

Drejtuesit e Spitalit, DSHP, Hipoteke, Bujqësi, Sigurime.Shoqerore, Bankash u vendosën drejtues të aftë që zgjidhen dhe lartuan dinjitetin e instucioneve që drejtojnë. Sigurisht nuk mund të bëhen të gjithë drejtorë, por dhe ata që vanë nuk janë të përjetshëm.

Pas shumë vitesh demokraci në 2013 u vendosen drejtora dhe specialistë pa paguar paketën e njohur dhe të paguar gjatë viteve. Sigurisht në këto emërime janë bërë dhe gabime, për më tepër jo për faj të z.Koco, por të stafit që nuk kishte informacion të saktë, por edhe rjedhoje e mentalitetit, klimës dhe kushteve specifike të qytetit të Sarandës.

Me shumë përgjegjësi dhe kopetentë drejtoi dhe fushatën për zgjedhjet vendore në gjithë rajonin e Vlorës. Fal përvojës, shkollës dhe modelit tashmë të ngritur prej tij fituam 5- 0 në favor të P S. Ky sukses nuk ishte rastësi, por investim truri dhe shpirti, Z.Koco asgje nuk e lë në fat të rastësisë.Prandaj në këtë përbaltje që i bëhet pa të drejte, nga kundërshtarët politik.

Por edhe brenda llojit, gjykova të shpreh mendimet e mia që z.Koço nuk është pasuri vetëm e PS, por është pasuri e vendit, dhe pasuria ruhet, mbrohet dhe nuk pëbaltet. Kaluan pothuaj katër vjet nga kjo lufte, kemi harruar shumë gjera, kemi haruar netet pa gjume, përballjet dhe ofendimet e kundërshtarëve, ngarkesat, dështimet dhe shijen e hidhur të humbjes në disa qendra votimi, por nuk mund të harohet se duke punuar me z.Koço, ndjeheshim krenarë dhe të sigurtë.

Nuk kishte pengese që nuk e kapërcenim. Ai kishte aftësinë, artin e të bërit të problemeve interedante, artin e komunikimit të ngrohtë dhe sejcili nga ne gjenim energji dhe bashkarisht, viheshim në punë vetëm me një destinacion FITOREN. Ja vlen të punosh me z.Koço, ja vlen të punosh për z.Koço…