Kriza në Greqi: “kthen” 180 mijë shqiptarë!

435

kthimi 1

OPINION / SHPETIM ZINXHIRIA

 

Kriza në Greqi: “kthen” 180 mijë shqiptarë!

Shqiptarët e shumte te kthyer nga Greqia duhet të përballen me vështirësi të shumta gjatë përshtatjes me rrethanat e reja, ndërkohë që në kostot që e shoqërojnë këtë proces, shtohen edhe problemet psikologjike për shumë prej tyre. Cdo dite me dhjetra emigrante me makinat e tyre ose me interurban  marrin rrugen e rikthimit per ne atdhe, ku vite me pare dukej vetem si nje skenar, ndersa sot eshte nje realitet e qe perben nje legjende te vertete. Nje legjende qe gjate 23 viteve te emigrimit e pagoi kete fenomen me shume se cdo popull tjeter, perball nje indiferentizmi te pajustifikuar te shtetit ame. Per nga fakti populli shqiptar renditet i treti ne Bote pas Turqise dhe Pakistanit lidhur me numrin e madh te emigrimit ne krahasim me popullsine. Po gjate gjithe ketyre viteve Shqiperia qendroi indiferente duke ja lene cdo gje rastit, edhe pse kishte nje te treten e popullsise qe kishte emigruar. Ne vendin tone fati i emigracionit ishte lene ne duart dhe ne mendjen e dy punonjesve qe njekohesisht ishin edhe te ashtuquajtur drejtori. Asnje prej tyre nuk u pa ne emigracionin shqiptar ne Greqi, ndersa politika shqiptare kujtohej per keta emigrante te braktisur vetem nje here e ne kater vjet. Edhe nje Strategji Kombetare per Emigracionin hartuar me 2007 ne bashkepunim me specialistet italiane mbeti vetem ne leter edhe pse kete u investuan shume para. Hartimi i kesaj strategjie ne mungese te nje pergjegjesie, pa asnje studim konkret ne Greqi, ku komuniteti shqiptar perbente 64.5% te gjithe emigracionit ne Greqi, u shpalos formalisht e perfunduar edhe ne Ambasaden shqiptare ne Athine…

Shqiperia e pafuqishme po perballet me fluksin e madh te kthimeve te shqiptareve kryesisht nga vendi fqinje, nje kthim qe do te vendose ne prove qeverine e re te Rames. Jane keta emigrante qe i dhane kesaj strukture politike mbi 90 mije vota, duke e sjellur ne pushtet me besim dhe shprese. Por sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë. Në Shqipëri janë kthyer, 18 deri 20% e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetonin e punonin në Greqi, ndërkohë që vetë Greqia po “përcjell” një numër studentesh e profesionistë kryesisht të rinj, që po i largohen krizës ekonomike te vendit me cdo lloje aventure, duke ju kthyer edhe vete kjo viteve te 1960. Raporti shpjegon se shkak për këtë kthim në masë të madhe, janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%, ndersa per moshen 20-25 vjec papunesia prek 54% te kesaj moshe.

Ne raportin grek thuhet se:“Kriza financiare ka detyruar shqiptarët të largohen nga Greqia për t’u riatdhesuar në vendin e tyre, edhe pse pas kaq kohësh nuk e njohin mirë atë. Pas shumë vitesh qëndrimi dhe jetese në Greqi, rikthimi në Shqipëri nuk është i lehtë për ta. Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikojnë një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% përqind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, shpjegon raporti.

Ne Shqiperi sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë nje presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e tyre kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre”. Shqiptarët e kthyer nga Greqia duhet të përballen me vështirësi të shumta gjatë përshtatjes me rrethanat e reja, ndërkohë që në kostot që e shoqërojnë këtë proces, shtohen edhe problemet psikologjike për shumë prej tyre. Askush nuk ka nje strategji qe parashikon se cfare do te behet me keta emigrante, askush nuk ka nje mumer te sakte se sa emigrante kthehen cdo dite. Jane keta emigrante te cilet meritojne me shume nga qeveria e re…

Fushata elektoriale me nje ivenstim marramendesh ka perfunduar, por bashke me te ka perfunduar edhe qeveria Berisha, nje qeveri qe premtimet per emigrantet i la ne harrese. Qeveria e re e Rames qe pritet te marre qeverisjen e vendit ka marre dhe kjo persiper nje sere premtimesh ndaj emigranteve jo vetem ne vendet ku punojne, por edhe per gjate kthimit te tyre. Kthimi i emigranteve shqiptare ne atdhe sapo ka nisur, bashke me ta ka nisur edhe shpresa per nje jete me te mire ne atdheun e tyre.