Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni, shpëtoni Shqipërinë nga kthetrat e krimit

Aktualitet

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit.

“Eja dhe voto! Voto edhe ti! Vota jote është shansi yt, zëri yt! Nr.1. LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë edhe në Elbasan! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!”, shkruan Kryemadhi në statusin e saj në Facebook.

Zëvendëskryetarja e LSI-së, kryeson listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force në qytetin e Elbasanit.