Kryeministri një i çmëndur ?

541

kryeministri nje i çmendur ne focus

Nga Athina nënpërmjet medaive shqiptare ndoqa protestën që u zhvillua para Piramides si dhe në afërsi të Ambasades Greke në Tiranë. Gjithashtu pashë një dhunë të pajustifikuar të policisë shqiptare përball protestuesve, të cilët të indinjuar protestuan me të drejtë për vrasjen e Kudret Kumes (Ilia Kareli) nga shteti grek. Protestat paqësore janë arma e vetme që ndodhet në duart e protestuesve dhe këtë të drejtë ju a jep Kushtetuta e ndertuar mbi themelet e një demokracie të vertetë. Dhuna e sotme e policise, menaxhimi i saj ndaj protestës së sotme tregoi se policia shqiptare nuk ka asnjë ndryshim nga policia e dikurshme, dhe kjo si një qytetar më shqetëson më shumë. Protesta për vdekjen e Karelit përfundon me 26 të shoqëruar dhe dhjetëra të lënduar, sikur nuk mjaftojnë ato që po ndodhin me shtetasit shqiptar në Greqi

Kryeministri shqiptar me dhunën policore ndaj qytetarëve protestues tregoi se është në panik, në një kohë që ishte protesta e parë për të dënuar dhunën e shtetit grek ndaj shqiptarëve në Greqi. Rama si një “demokrat i vertetë” i ardhur nga një familje komuniste dhe si një psikopat tregoi se sa i rrezikshëm është ai për demokracinë shqiptare. Ai sot me ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve u dërgoi një mesazh popullit se policia do të jetë e dhunëshme ndaj tyre. Rama nga ana tjetër me këtë dhunë të sotme kërkon të regullojë mardhëniet me vendin fqinjë, të cilët nuk duan ta shikojnë më me sy, këtë njeri misterioz!

protesta

Dhunën e sotme të ushtruar ndaj protestuesve të indinjuar do ta ushtronte një kryeministër psikopat që nuk ka sensibilizim, dhe që nuk di se çështë dhimbja të humbasësh një njeri. Mbi tavolinë ky kryeministër misterioz ka një dokument në të cilën ja kam dërguar tre herë personalisht që nga 11 Tetori i 2013, të analizuar në mënyrë analitikë një për një, me emra dhe mbiemra të 154 emigrantëve të vrarë, me emra të policëve që kanë vrarë 94 emigrantë tanë. Emigrantë të cilët nuk ishin në pozicionin e Kudret Kumes ( Ilia Kareli) nuk kishin lidhje me krimin, por ata u vranë pse ishin shqiptar.

Protesta e sotme tregoi se vendi ynë po udhëhiqet nga një njeri i rrezikshëm dhe i paqendrueshëm, që urgjentisht duhet vizituar te mjeku, pasi fatet e një vendi varen nga mëndja dhe truri e këtij psikopati. Gjithnjë e më shumë po na lë përshtypje sikur nuk po jeton në Shqipëri, nuk ndjek mediat greke dhe ato shqiptare se si trajtohen emigrantët tanë në Greqi, ku duhet të prononcohej dhe te ngrinte zerin e tij si burrë shteti, ai vendos policinë mbi popullin e tij, por për një budalla pak rëndësi kanë të gjitha këto…

psikopati