Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve: Ka drejtorë bankash që luajnë bixhoz me lekët e shqiptarëve

Aktualitet

kryetari i gjyqtareve

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Gerd Hoxha, para pak minutash ka bërë një deklaratë “bombë” në takimin e organizuar nga dhoma e Përmbarimit në ambientet e “Rogner”. Hoxha tha se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve, raporton newsbomb.

“Ka plot vendime gjyqsore për njerëz në  banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që jane të dashuruar me këto lojrat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve” deklaroi Hoxha gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë. Së fundi, gjyqtari me eksperiencë ka dhënë edhe një sugjerim për zv.ministrin e Drejtësisë Eridian Salianji që ishte prezent në tavolinë.

Ne gjyqtarët nuk jemi ëngjej. Por dua të shpreh shqetësim te gjyqtarëve që shpeshherë nuk merren parasysh mendimet e tyre. Kam një rekomandim: të thjeshtohen procedurat dhe të kemi mundësi ekzekutimi. Të shkurtohet procesi” tha  Hoxha.