Kthimi i ligjit për Teatrin, Abilekaj: Brohoritjet për fitore janë të parakohshme, reagimi i Veliajt inatçor

Korrupsion Opinion

Gazetari Enton Abilekaj i  ftuar në Fax News u shpreh se veprimi i presidentit Meta për të mos dekretuar ligjin pritej. Por sipas tij brohoritjet për fitore janë të parakohshme dhe sipas tij ky duket si ‘armëpushim’.

Shumë njerëz e mendonin se presidenti do ta kthente ligjin. Kthimi nuk ishte një suprizë. Por takimi i Metës me Veliajn para disa ditësh ngriti dyshime, sidomos nga fjalët e Veliajt ku u shpreh se kishte besim tek Meta që mund të ndodhte një akt pranimi nga presidenti për ligjin për Teatrin. Besoj se çlirimi nga ky ankth krijoi këto brohoritje për fitore. Por në të vërtët besoj se brohoritjen janë të parakohshme. Ky duket si armëpushim. Po ta lidhim me deklaratën e Bashës dje ku shprehej se dekretimi i ligjit do të sillte një situatë antikushteuese që do të çonte në një përplasje civile. Menjëherë pas kësaj Meta e ktheu për të shmangur një përplasje civile.”

Për sa i përket reagimit të Veliaj, Abilekaj u shpreh se kjo tregon se me çfarë njerëzish kemi të bejmë që reagojnë së pari në bazë të marrëdhënies njerëzore që krijojnë dhe së dyti përkundrejt ligjit që presidentit ktheu.

Reagimi i Veliajt tregon se më çfarë njerëzish kemi të bëjmë dhe me çfarë lëvizje kemi të bëjmë. Këta njerëz që nisen për të treguar sesa zhvillim duan të sjellin, në fakt kthehen menjëherë në identitet pas një kundërshtimi që u bëhet. Për ketë ka dy tregues që na çojnë në këtë mendim.

Së pari reagimi i tyre për marrëdhëniet njerëzore që krijojnë dhe së dyti reagimi ndaj ligjit që presidenti Meta ktheu. Së fundmi e kemi parë Veliajn në një foto në rrjetet sociale ku është gati që t’i puthi dorën Metës. Kemi të freskët takimin 10 ditëve para se të dekretohej ligji ku tregonte se kishte shumë besim tek presidenti. Pra është një njeri që tregon dashuri, respekt, vlerësim për Ilir Metës si figurë. Dhe pastaj reagimi i tij që pasi nuk e ka marrë atë që dëshironte të merrte ndaj Metës, flet për një njeri që sipas tij po bën të njëjtën gjë që ka bërë Nishani, për aleancën e të keqës etj. Këto janë ato njerëz që nuk kanë asnjë kod moral me njerëzit, nuk kanë asnjë parim asnjë besim dhe vlerësim, është thjeshtë çështje interesi.

Raporti i dytë është raporti i tyre me ligjin. Ilir Meta vërtetë e ktheu ligjin, por dekreti i tij ishte i argumentuar gjerë e gjatë duke ju referuar Kushtetutës, Konventës Europiane si dhe ligjeve në fuqi. Ndërkohë që përgjigja e Veliajt ishte një përgjigje inatçore, demagogjike, që nuk ka referencë në Kushtetutën dhe ligjin.