Kualifikimi i United në finale, ja si feston Mourinho

Futboll Sporti

Manchester United arriti të kualifikohej dje në finalen e Europa League, pasi barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Celta Vigos e ndërsa ndeshjen e parë në Spanjë e fitoi 1-0.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku portugez Jose Mourinho ka shpërthyer në një festë të madhe përballë tifozëve. Kjo festë e “cmendur” i ka rënë në sy dhe një prej arbitrave, i cili e shikonte i habitur trajnerin e “Djajve të Kuq”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.