Kufiri me Greqinë, Pasha zyrtarëve: Mos hyni në rrugë qorre

Kryesore Politika Video e Dites

PASHAJ-2Klementina CENKOLLARI –  Shqipëria duhet të ulet në negociata me palën greke me një parim tjetër nga ai që e çoi Shqipërinë në rrugë pa krye në 2009. Ky është mendimi i Mylsym Pashës, që në një intervistë për Ora News thotë se duhet parimi i zgjidhjes së barabartë. Pasha u përgjigjet edhe akuzave të negociatorit Gerveni, për manipulim të hartave.

Tiranë- Kur Shqipëria dhe Greqia të ulen sërish në tryezën e negociatave, vendi ynë nuk duhet të pranjë vendosjen e kufirit me parimin e barazlargësisë, që e futi Shqipërinë në rrugë qorre, por me atë të zgjidhjes së barabartë.

Kjo është këshilla që jep një nga njerëzit më të përfshirë në betejën për marrëveshjen detare me shtetin Helen, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, Myslym Pasha.

Pasha: “Rinegocimi mendoj unë do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për faktin se deri më sot Greqia është e paqartë në thënien e fjalës rinegociim. Disa herë e kanë përmendur dhe thonë, ne tanimë kemi një marrëveshje. Metoda kryesore me të cilën do të merret grupi negociator është një zgjidhje e barabartë , e baraspeshuar sipas rrethanave dhe pjesërisht e barazlarguar. Atje ku ballë për ballë janë ishuj dhe shkëmbinj nuk mund të merret, por do merren peshat e ishullit që ka banorë, pesha e ishullit që nuk ka banorë, pesha e shkëmbinjve si barketa”.

Në Ora News, Myslym Pasha ishte akuzuar nga negociatori i paktit, Kristaq Gerveni se:

Gerveni: “ Zoti.Myslym Pasha që është topograf për të justifikuar atë çfarë kishte nxjerrë në shkrimet e para, nxjerr lloj-lloj hartash..”
Përgjigja e Pashës është kjo:

Pasha: “Asnjë hartë e manipuluar nuk ka prej meje. Asnjë hartë e manipuluar nuk ndodhet në arkivin e gjykatës kushtetuese. Ai mund të jetë në paqe me veten, pse. Unë jam i sigurt se ai njeri fatkeqësisht duke mos pasur njohuritë e duhura për problemin ka ndarë detin shqiptar me metodën e barazlargësisë”.

Duke u ndalur tek çështja tjetër që ka nxehur raportet me fqinjin tonë jugor, kërkimet për naftë në detin Jon, Pasha ndan këtë mendim:

Pasha: “Për mua studimet janë të hapura. Të dy shtetet e kanë të hapur rrugën për të bërë studime. Studimet mund të jenë me mbulim me njëra-tjetrën, kjo është në të mirë të dy palëve. Në momentin kur është përcaktuar se ka hidrokarbure në zonën që diskutohet, atëherë kur bëhet shpimi që do të nxjerrë atëherë shteti shqiptar e ndalon shtetin grek, sepse në radhë të parë duhet të ndajmë detin”.