Kujdes në pishina, shumimi i këtij paraziti na vë në rrezik

614

Pishinat sapo janë hapur. Jo të gjithë kanë mundësinë që të udhëtojnë në vende bregdetare, për të kaluar fundjavat e verës, prandaj edhe pishinat ngelen mundësia e vetme për t’u argëtuar por edhe për të pushuar një ditë ndryshe.
Mirëpo, të gjithë e dimë që uji i pishinës nuk është më i rekomandueshmi.

Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e tyre. Mjekët amerikanë kanë folur për Cryptosporidium-in, parazitin që rritet në ujin e pishinave e që mund të dëmtojë organizmin e njeriut.
Ky parazit po rritet me rritme të shpejta sepse është dyfishuar numri i shpërthimeve epidemike në dy vitet e fundit.

Mundësia më e madhe për ta marrë është duke gëlltitur nga uji i pishinës por edhe nëse kjo nuk ndodh, pra edhe përmes lëkurës, nuk duhet të jeni të qetë shkruan Living. Kur kjo ndodh në Amerikë, imagjinoni se sa parazitë të tjerë, të pa zbuluar gjenden këtu te ne ku mungesa e kontrollit është gjëja më e zakonshme. /Shekulli/