Kush i mban këta gangsterë të tillë në ambasade?

166

Shpëtim Zinxhiria

Përgjigjen mund ta japë vetë shteti shqiptar, që në në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve duhet të respektojë, të mbrojë, dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë dhe pa kërcënime. Në demokraci çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të shprehur qartë mendimin e tij, kur ka përballë njerëz të tillë të veshur me uniformë dhe me një pushtet të plotë. Të shajë e të kërcënojë gazetarët, pasi ata kërkojnë të bëjnë punën e tyre brenda çdo kuadri ligjor.  Dhuna e herë pas hershme kundër fjalës së lirë tregoi qartë se politika shqiptare si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj, nuk është mësuar akoma të pranojë kritiken e shtypit të lirë, të pranojë se në këtë demokraci të sapo ngritur ka vend edhe për fjalën e lirë. Liria e fjalës së lirë në demokraci nuk është dhuratë e politikës së qeverisë aktuale, nuk është në dorën e disa gansterëve që fatkeqësisht përfaqësojnë policinë e shtetit tonë në Greqi, po është detyra e kësaj qeverie që të respektojë të drejtat themelore, të mbrojë me çdo kusht nderin dhe dinjitetin e çdo gazetari. Më e keqja është se kjo metodë antidemokratike është trashëguar përtej kufirit të vendit tone përgjatë dy dekadave, ku jashtë kufirit shqiptar veprohet me të njëjtën censurë, me të njëjtën dhunë, kjo më shumë në Greqi.

Jo pak herë gazetarët që kanë trajtuar skandalet në këtë përfaqësi janë bërë objekt të dhunës nga këta gangsterë, të cilët duhet të ishin diku, por jo më në përfaqësi të shtetit shqiptar në një vend të BE, siç është Greqia. Por fatkeqësisht ndodh që njerëz të veshur me pushtetin e oficerit të policisë të sillen si rrugaçë, të kërcënojnë në orët e vona të mesmate, të bëjnë shantazhe se kështu apo ashtu ja do qejfi, duke ulur në maksimum imazhin e ambasadës që e ka strehuar, duke mos respektuar vendin e punës dhe të bëj detyrën për të cilën është caktuar.

Janë këta tipa të cilët i kanë një borxh të madh demokracisë, popullit shqiptar që i dha mundësinë për të studiuar me paratë e populli për ti shërbyer atdheut ashtu siç duhet me dinjitet dhe personalitet. Janë këta gangsterë që fatkeqësisht janë kthyer nga dikush në “Monumenr Kulture” që nuk i trembet syri dhe kur gabojnë, nuk njohin shqiptimin e fjalës “falje”, pasi i kanë krahët e ngrohta. Janë këta tipa që mburren se janë strehuar në godinën e ambasades sonë në Athinë, e qarkullojnë me mjetet e kësaj përfaqësie duke mës e respektuar më këtë përfaqësi. Janë këta lloj punonjësish që fatkeqësisht nuk kanë asgjë të përbashkët me punonjësit e tjerë të ambasadës sonë, që zyrat e tyre i kanë kthyer në ambiente të pista ku të vjen zorr të futesh në to dhe jo më ulesh për të biseduar. 

Një shtet që fatkeqësisht i ka kthyer përfaqësitë tona në çifligje partiake, duke na treguar qartë se si janë katandisur në dy dekadat e fundit këto përfaqësi, në një kohë që janë të detyruara që të ofrojnë një sëri shërbimesh për emigrantët shqiptarë jashtë vendit. Janë të detyruara të ndihmojnë gazetarët kur ata i kërkojnë ndihmë për të mirën e kombit shqiptar, aq sa janë të detyruar për të mbajtur qendrim edhe ndaj ndonjë punonjësi të saj gangster të një rrugaçi kërcënon familjarisht gazetarin. Gjithashtu ndër detyrimet që përfaqësitë tona diplomatike duhet të ofrojnë për bashkatdhetarët tanë nëpërmjet punonjësit të policisë është edhe në rastet, kur këta të fundit humbin lidhjet me familjaret e tyre në Shqipëri. Por vallë a është kuptuar ky detyrim nga punonjësit e përfaqësues i policisë shqiptare në Greqi?

Nuk e di se si do të ndjehesh ministri përkatës z. Flamur Nokaj apo z. Edmond Panariti  kur të mësonin nga një punojës policie, përfaqësues shteti në vendin fqinjë të kërcënonte familjarisht familjet e tyre në orën 2 të mëngjezit, duke i sharë me libër shtëpie. Nuk e di se mund të ndihej kryeministri shqiptar për këta elementë të tillë të veshur me pushtet, që përfaqësojnë shtetin shqiptar që tentojnë të pengojnë punën e gazetarëve, të cilët nga ana e tyre kërkojnë të zbulojnë skandale për të mirën e kombit. Edhe pse ka kaluar një muaj nga ky person ende nuk po kërkohet falje për kërcënimet e tij ndaj familjes së gazetarit, për mesazhet e turpëshme, por përkundrazi vazhdon akoma kërcënime nëse publikohet në shtypin shqiptar. Sjellja e tij  ka shqetësuar edhe vetë ambasadorin shqiptar në Athinë z. Dashnor Dervishi, i cili nga ana e tij është munduar për ta mbyllur këtë çështje turpi me një kusht ballafaqimi ndërmjet gazetarit dhe këtij përfaqësuesi të policisë shqiptare. Por ballafaqimi kishte një kusht që ky punonjës të kërkonte falje familjes së gazetarit, gjë që nuk u bë nga ana e këtij punonjësi të policisë shqiptare.

Në një ballafaqim pune që u bë me këtë punonjës të policisë shqiptare Andi Likaj (në prani të një prindi që i është zhdukur fëmija këtu e 6 vjet) iu kërkua që të kërkojë falje për kërcënimet dhe sharerjet, por ai me mëndjemadhësi, duke hequr nga muri  na tregon një pllakë “nderi” të dhënë nga policia greke, duke theksuar se kishte mbaruar 6-7 universitete. Por kur këtij punonjësi më pas ju kërkua një përgjigje zyrtare për fëmijën e humbur, përgjigja e tij ishte se: “Kam urdhër nga lart që të mos komunikojë me gazetarët.

Gansterët dhe rrugaçët nuk dine nga këto gjëra, nuk dine se çfarë është dinjiteti dhe personaliteti, nuk dine se çfarë është familja, pasi e dine vetëm një gjë: që i kanë krahët e ngrohta nga dikush. Por veprimet e këtij punojësi të policisë për një çast të lejojnë që të mendosh përfundimisht se, sot paska ardhur koha e “maskarrenjeve”, që dinë shfytëzojnë vendin e punës, uniformën ndaj besimit të shtetit. Kujtojnë se janë Zoti dhe Perëndia, pasi jetojnë në kurriz të miqësisë dhe korrupsionit politik. Por harojnë se midis “maskarrenjëv” ka dhe njerëz të mirë që kanë dinjitet, dinë të ndjejnë përgjegjësi për të luftuar fenomene negative të kësaj natyre, për ti dhënë fund njëherë e mirë se ambasadat tona nuk janë “fole pëllumbash” për këta gansterë. Besojë se ka ardhur koha për t’i pastruar nga përfaqësitë tona këta njerëz që nuk kanë lidhje me dipllomacinë shqiptare, pasi ambasada është dhe mbetet pasqyra e shtetit, aq më shumë në një vend evropian siç është Greqia, vendi ku lindi Demokracia, arti dhe kultura. Për këtë gangster që perfaqëson policinë shqiptare, faktet janë të pamohueshme. Po pati vullnet të mirfilltë për të luftuar këto akte rrugaçërie do të ishte rasti më i mire për të thyer këtë tabu që qëndron këtu e 20 vjetë në politikën shqiptare.