Kush mban përgjegjësi penale për kthimin e emigrantëve tanë?…

388

Kthimi i emigrantëve nga autoritetet greke përbën një padrejtësi ndaj tyre, një padrejtësi nga shteti shqiptar që ende ngurron për të korigjuar gabimet fatale të një injorance të dikasterit përkatës që ka marrë përsipër pajisjen e popullit shqiptar me pasaporta “ALBANIA”. Ky kthim i emigrantëve ka të bëjë më shumë me mos trajnimin e duhur të punonjësve, se sa me seriozitetin ndaj këtij dokumenti shtetëror. Të gjithë e dinë rëndësinë e pasaportës, rolin që luan si një dokument zyrtar i lëshuar në emër të shtetit, të një shteti që ende nuk di akoma të lëshoj ashtu siç duhet një pasaportë ashtu siç e parashikon Organizata e Kombeve të Bashkuara, Konferenca për Standartizimin e Emrave Gjeografike etj. Por për shtetin shqiptar kthimi i emigrantëve tanë në kufi përbën një penalizim nga autoritet greke dhe jo nga vetë gabimet e tij.

Dy javë më parë Ministri i punëve të Jashtme, z. Edmon Panariti kishte zhvilluar një bisedë me ambasadorin grek në Tiranë z. Leonidas Rokanas lidhur me problemin e kthimit të qytetarëve shqiptarë në kufirin grek. Që nga ajo kohë e deri më sot autoritetet greke po kthejnë tashmë jo vetëm fëmijët e emigrantëve për shkak të toponimeve, por dhe vetë emigrantët duke treguar edhe njëherë penalizimin e tyre në pikat e kalimit kufitar. Dihet që autoritetet grekët janë të vendosur deri në fund dhe nuk bëjnë shaka, që vendlindja e fëmijëve tanë të lindur në Greqi të shkruhet në gjuhën angleze dhe jo në atë shqiptare, në një kohë që autoritetet shqiptare ende nuk dinë të reagojnë duke ndrequr gabimet e pafalshme të njerëzve të pabindur që ende i lëshojnë përsëri pasaportat në kundërshtim me udhëzimet e OKB-së. Sipas kësaj organizate ku bën pjesë edhe vendi ynë. Shqipëria ka mbi 10 vjetë që vazhdon të mos i bindet udhëzimeve përkatëse të OKB-së, për mënyrën e lëshimit të pasaportave. Thuaj një rastësi? Në dokumentet zyrtare të lëshuara, të gjithë emrat e Greqisë duhet të shkruhen siç shqiptohen në gjuhën greke, por të konvertuar me germa latine: Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën… Kështu duhet t’i shkruajë edhe Shqipëria, që deri më sot vazhdon të shkruaj në kundërshtim të padiskutueshëm emrat e qyteteve në gjuhën shqipe si Selaniku, Larisa Florina etj. Një problem shqetësues është dhe mbetet se kush mban përgjegjësi morale dhe penale për kthimin e fëmijëve të emigrantëve tanë në pikat doganore, për gabimet e bëra në pasaportat e etj? Të paktën a do dalë dikush të bëjë një autokritikë për këto çrregullime të pafalshme për të kuptuar se Pasaporta është një dokument zyrtar i shtetit shqiptar, i vetmi dokument që njihet jashtë territorit të Shqipërisë, si dhe prandaj ndaj duhet të plotësojë parametrat e parashikuara me vlefshmëri ndërkombëtare. Përse të mos shkruhen edhe toponimitë e tjera ashtu siç i parashikojnë marrëveshjet ndërkombëtare? Thua të jetë një rastësi, një gabim apo diçka tjeter?

Deri më sot vendi ynë ka gjetur rrugën më të lehtë, rrugën dipllomatike, në një kohë që duhej të rregullonte këtë problem, në një kohë që duhej të thonte të vertetën popullit se fajin për këtë e ka vetë ai dhe askush tjetër. Kthimi i fëmijëve të emigrantëve në realitet nuk përbën një plotësim të dëshirave të autoriteteve të Greqisë, por në fakt ashtu duhet mësuar për të punuar, për të punuar në bazë të ligjeve dhe udhëzimeve përkatëse ndërkombëtare, me qëllim për të mos u hapur telashe qindra e mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Nuk e di se si mund të rinte indiferent ndonje pushtetar në qoftë se atij në kufi do ti kthenin gruan apo fëmijën, nënën apo babanë e tij. Me të drejtë emigrantët tanë në Greqi janë të indinjuar më shumë se askush tjetër, janë të indinjuar me indiferentizmin e shtetit shqiptar që ende nuk po gjen vetveten për të eliminuar sa më shpejt gabimet e tija. Gjithashtu njëzëri kërkojnë që ky problem të zgjidhet përfundimisht, por për këtë nevojitet një ndergjegjësim dhe përgjegjësi që Shqipëria të ndryshojë sistemin e shkrimit të toponimeve me qëllim që emigrantët tanë të mos sorrollaten më në pikat doganore.
K