Kush pengon zhvillimin e sportit këtij qyteti me traditë dhe kulture sportive?

Korrupsion

skandali ne Loro Borici

“Do të sqaroj gjithë njerzit dashamirsit e sportit shkodran dhe shqiptar. Stadiumi Loro Borici është jashtë funksionit, fusha kënetë dhe kanalizimet e kullimeve janë të bllokuara.”

Kështu shkruan në statusin e tij të facebook-ut menaxheri Luan Shpuza, vëllai ish futbollistit shkodran dhe kombëtares Zamir Shpuzës, duke theksuar se gjendja e stadiumit lë shumë për të dëshiruar.

 

“Tartani nuk është fare. Shumë punime po përsëriten. Ka 2000 vënde mangut, tribuna pengon tribunen, pra faji është i Firmës ndërtuese. Projektuesit duhet të shkojnë në prokurori, aq sa drejtuesit e Bashkisë së qytetit nuk janë lejuar të kontrollojnë punimet, si dhe nuk ka leje përkatëse të Bashkisë, pra bashkia dore jasht ok. flm ju që bët stadiumin.FSHF, UEFA. Tash pse mahet peng ky stadium. Kujt ju prishen interesat ekonomike.U bën xheloz se po vërshoshin gjithë trevat Shqipfolës drejt metropolit veriorë.Turp me taksat e shqiptareve. Bëhet dy herë stadiumi “Loro Borici”, me Projektues Arben Dervishi, turp. Rrinë qepenat mbyllur rreth e rrotull stadiumit, sepse po rrahen kush t’i kapi ambjente poshtë shkallëve. Ato ambjente duhet t’u jepen shumë sporteve që kan met rrugës së madhe si, peshngritja, çiklizmi, boksi, mundja etj. Kush pengon zhvillimin e sportit dhe jetën kulturore sportive këti qyteti me traditë dhe kulture sportive” përfundon me një pyetje në statusin e tij menaxheri i futbollit Luan Shpuza