Kush po e “varros” Shqiperine dhe ke te besojme?

Emigracioni Politika

Pergjigjen me te sakte mund te na jape kryeministri shqiptar, i cili keto dite po hesht ndaj ketij problemi qe ka ngritur ne kembe mbare popullin shqiptar.

Ka dite qe mediat gjermane dhe ato franceze kane folur dhe po flasin per pergatitjes e qeverise shqiptare per hapjen e kampeve per  600.000 refugjate.

Nje veprim i papare deri me sot, aq sa  asnje nga vendet e Europes nuk ka bere  te mundur akomodimin e 600.000 refugjateve ne kampe, si gjermania apo franca te marra te dy sebashku. Pame qe nga qeveria shqiptare ka nje mohim lidhur me kete projekt te pallogjikshem per nje vend si Shqiperia, ndersa nga ana tjeter duket se Europa po flet per kete projekt duke vendosur veton dhe pa pyetur qeverine Rama. Por ke duhet te besojme?…

Por mbi te gjitha nje gje eshte e sigurte se qeveria shqiptare po ben negociata te fshehta, duke pare edhe deklaratat e nje zv/ministry te brendshem se Shqiperia ka mundesi per te marre e ngritur kampe per 600.000 refugjate… Nese ky zv/minister flet ne emer te qeverise eshte e pallogjikshme, aq sa asnje vend nuk do te pranonte nje cmenduri te tille, mbi te gjitha e papranueshme.

Shikojme ne vendet e tjera te Evropes se si mbahen ne kampe keta refugjate, problemet nga me te ndryshme, zjarrvenie, perdhunime e deri ne vrasje. Per keto kampe Shqiperia nuk ka infrastrukture e kushte ekonomike, gje qe na ndergjegjeson per te shprehur shqetesim dhe per ti thene kryeministrit se eshte e palejueshme te miratohet nga qeveria e tij nje cmenduri e rralle.

Kryeministri eshte zgjedhur qe te drejtoje vendin dhe sebashku me qeverine e tij duhet te kishte bere transparente me popullin e tij. Ai kurre nuk duhet te lejoje te palejueshmen, te bej ate qe nuk behet per te vetem arsye hapjen e negociatave.

Ae di  kryeministri se duhen te ndertohen keto lloj kampesh sipas strategjise apo formalitetit te tyre.

Kampet qe refugjatet mbahen per keto arsye:

  • Kampe per refugjatet qe ndodhen ne vend te huaj dhe presin debimin per nga kane ardhur.
  • Kampe per refugjatet qe ndodhen ne kete vend dhe presin pergjigje te kerkesave per azil
  • Kampe per refugjatet qe presin azil dhe debimin nga vendi
  • Kampe burgu per mbajtjen e refugjateve

Deri ne vitin 2012 ne mbare Evropen ishin ngritur 473 kampe te kesaj natyre nga 423 qe ishin ne vitin 2001. Numrin me te madh e mban Greqia me 54 kampe, Italia me 34, Franca 29, Turqia 16, Austria 12 etj.

Mungesa e kapacitetit logjistik e ben te pamundur ngritjen e kampeve per te mbajtur 600.000 refugjate, pasi duhen dhjetra kampe te tilla. As SHBA, Gjermania apo Italia nuk kane bere te mundur ngritjen e kampeve te tille per nje numer kaq te madh refugjatesh.

Gjermania vendos veton per ngritjen e kampeve ne  Shqiperin ne nje kohe qe te dhënat FRONTEX për pesë muajt e parë të vitit 2018, vene ne dukje se aplikimet per azil ne Gjermani rane 70% në krahasim me 2017

Në vitin 2017, në Gjermani u paraqitën 222,560 aplikime, nga 745,155 në vitin 2016, njoftoi Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilit (EASO) në raportin e saj vjetor, i cili u prezantua në Bruksel.

Merkeli ben kthesen e saj kur Trump sulmoi ate duke shkruar ne Twiter se : Njerëzit e Gjermanisë po kthehen kundër udhëheqjes së tyre. Krimi në Gjermani është rritur. Një gabim i madh u bë në të gjithë Evropën që lejoi miliona njerëz që kanë ndryshuar kulturën e tyre me forcë dhe dhunë.

Mbare populli shqiptar perfshi dhe partite opozitare dhe organizmat e tjere nuk duhet ne asnje menyre te pranojne “varrosjen e Shqiperise” zhdukjen e shtetit,

të pranojnë që vendi i tyre të trajtohet si një kamp përqendrimi, ku njerëzit mund të internohen me detyrim e te mbahen te mbyllur ne kafaz vetem e vetem pse ata iken nga vendi i tyre per ti shpetuar vdekjes.

Rama mirpret ngritjen e kampeve per refugjatet ku te dhenat per vitin 2017 tregonin se, ne  të gjithë BE-në, 728,470 persona kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, një shifër poshtë rreth 1,3 milionë krahasuar me vitin 2016. Shumica e aplikantëve ishin shtetas të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit.

Rama i ngreh kampet ne mungese te cdo  transparence vetem e vetem per te hapur negociatat me BE, te ashtuquajtur humanizem.