Kushtetuta interpretohet sipas qejfit

336

 

Roland BADEMI  /  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e krijuar e formuluar nga kasta Politike Shqiptare e cila bazohet në të, deri më sot, ka shkelur në mënyrë flagrante interesat Kombëtare, duke përfituar nga “Dritaret e Hapura” që ka lënë kjo Kushtetutë, për t’u abuzuar me ligjet me interpertimet sipas interesave të ligjvënsve, kunder interesave Kombëtare.

Për sa kohë do vazhdojë të jetë pikë referimi kjo Kushtetutë, fenomene si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës në poste publike, mos qartësia në ligje dhe kërkesa e llogarisë ndaj instuticioneve publike dhe ligjvënse, pengesat që nxjerr kjo Kushtetutë për mos ushtrim kontrolli ndaj tyre.

Lënia në dilemë e kompetencave se kush duhet të ushtrojë këto kontrolle, fshirja nga arkivat e detyrimeve ligjore mbas 5 vjetësh të çdo përfaqësuesi në postet drejtuese shtetërore me arsyetimin se ju ka kaluar koha, e plot e plot shkelje të ligjeve të cilat në Kushtetutat e vëndeve europiane përbëjnë shkelje flagrante të ligjit.

Ndërkohë që në Shqipëri ekzistojnë dhe janë në stadin fuqi plotë.

Kaq “Bukur” është formuluar Kushtetuta jonë, sa arrin të parashikojë dhe nëse dikush do përpiqej të vinte Drejtësinë në vend, ai të quhej i padëshirushëm.

Pra, siç e kuptoni, BE-ja thërret çdo ditë, se në Partitë Politike në Shqipëri u janë afruar pozita, elementëve që kanë lidhje me korrupsionin,

Kjo skemë, nëse dëshirojmë të jemi pjestar të familjes europiane duhet të ndryshoje, për ndryshe dera e Europës për Shqipërin do jetë e mbyllur.

Por ç’fare ka ndodhur ditët e fundit:

Sinqerisht është një fenomen që të lë me gojë hapur.

Ata politikanë që thërrasin e çirren për Veting-un (Reformën në Drejtësi) janë pikërisht ata që nxjerrin problemet më të mëdha, dhe bllokojnë avancimin e këtij projekti madhor si për Shqipërin ashtu dhe për të ardhmen e saj.

Ministri i Drejtësisë z.Petrit Vasili, kërkon që t’i referohen Kushtetutës së Shqipërisë në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Kujt Kushtetute i drejtohesh  z Vasili , Kushtetutës që deri dje, që vazhdon dhe sot t’ju japi amnisti korrupsionit në shkallën më të lartë, të politikës, për përfitime personale ekonomike ?

Përse doni të perjashtoni përfaqësues të SHBA-s dhe BE-s nga komisioni për Reformën në Drejtësi, pasi nuk parashikohen në Kushtetutë?

Në Kushteutë z.Vasili, nuk parashikohej as hapja e depove të armëve, as vjedhja e thesarit të shtetit, as vjedhjet dhe abuzimet me pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe hidro-karbureve, por ja që këto janë fenomene që kanë ndodhur në Shqipëri dhe Kushtetuta akoma si ka dënuar praktikisht fajtorët, ndërkohë që SHBA dhe BE, ishin nismëtarët e kësaj lëvizje, se po të ishte për ju, do vazhdonit avazin e vjetër…

Ndaj del detyrë imediate dhe urgjente që disa ligje të ndryshohen në varësi të kohës që ato ekzekutohen dhe zbatohen. E gjithë Kushtetuta e Rep.Shqipërisë do riparë nga fillimi, që zotërinjtë që gjejnë “DRITARE” të hapura në të, për t’ju larguar ndëshkimit të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Kjo pra është Kushteuta sot, ku kane gjetur “Strehim” korrupsioni, shkelësit e ligjit ,kushtetutë që e ka zanafillën mbas viteve 97′