Bashkimi familjar, “karton i kuq” për emigrantët

249

Ligjet qesharake të këtij vendi që nuk kanë ngjashmëri me asnjë ligj të vendeve të tjera të BE-së, por që përbëjnë sot rrezikun më të madh të dëbimeve të qindra familjeve të emigrantëve tanë. As 4 ligje, si dhe as dy dekrete presidenciale, apo 120 qarkore nuk mundën të bëjnë të mundur gjënë më elementare në jetën e emigrantit, atë të bashkimit familjar, edhe pse janë familjar sistemi politik, apo ligjet e vendit kërkojnë të ndajnë burrin nga gruaja dhe fëmijët.

Shtyhet Veveosi deri më 31.12.2013

 

Ministri grek i rendit publik dhe mbrojtjes së qytetarit, Nikos Dendias, ka nënshkruar vendimin që u mundëson lëvizjen e lirë emigrantëve të cilët nuk pajisur ende me leje qëndrimi, por disponojnë vërtetimin e famshëm – veveosin-, se kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Bëhet fjalë për praktikën e zakonshme që zbatohet vitet e fundit, për të ekuilibruar paaftësinë e administratës greke në dhënien brenda afateve ligjore të lejeve të qëndrimit.

Me vendimin e tanishëm, vlefshmëria e vërtetimeve aktuale shtyhet deri më 31 dhjetor 2013. Poseduesit e këtyre vërtetimeve kanë të drejtë të hyjnë e të dalin nga Greqia pa kufizim, deri ditën e fundit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, lejohet lëvizja e lirë e emigrantëve, me vërtetimet e të cilëve skadonin më 30 shtator 2012, por me kusht që mos të kenë dalë nga Greqia pas kësaj date dhe nuk është marrë një vendim refuzues apo anullues ndaj aplikimit të tyre. 

 

Kush përfiton

 

Gjithë emigrantët që duan të dalin e të hyjnë në Greqi, duhet të disponojnë: Pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi që njihet nga Greqia, që nuk e ka humbur vlefshmërinë.

Vërtetimin e tipit A (blu), se ka dorëzuar gjithë dokumentet e nevojshëm për leje fillestare apo rinovim të lejes së qëndrimit, apo vërtetimin e posaçëm të qëndrimit të ligjshëm.

Vihet në dukje se mundësia e daljes dhe hyrjes në Greqi nuk u ofrohet poseduesve të vërtetimit të qëndrimit për arsye apelimi ndaj vendimeve gjyqësore, apo ata që janë liruar nga burgu me kusht, mes të cilave përfshihet edhe ndalimi i daljes nga Greqia.

 

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Rendit

 

REPUBLIKA GREKE

MINISTRIA E RENDIT PUBLIK DHE MROJTJES  QYTETARE

Athinë, 20 nëntor 2012

Komunikimi në dalje dhe ri-hyrjen e mbajtësit të huaj me leje qëndrimi, ku vlefshmëria e të cilave ka skaduar, si dhe qytetarët e huaj që kanë aplikuar për marrjen e lejes fillestare gjatë periudhës që nga 09/11/2012 deri në 31/12/2013

 

 NJOFTIM

Njoftohet se me urdhër të Ministrit të Rendit Publik dhe të Mbrojtjes së Qytetarit, me qëllim për të lehtësuar shtetasit e huaj, të cilët banojnë ligjërisht në Greqi dhe brenda dispozitave të nenit 11, paragrafi 4 i Ligjit 3386, i ndryshuar me nenin 4 të Ligjit 4018/2011 janë të lejuar që nga periudha 09/11/2012 deri në 31/12/2013, dalja dhe ri-hyrja për në Greqi për të vizituar vendin e tyre, ata që janë larguar nga vendi ynë brenda afatit të mësipërm. Lejohet edhe për të hyrë në vendin tonë për të huajt, të cilët deri më 31/12/2012 mbajnë Çertifikata e tipit A, të cilëve ju ka skaduar vlefshmëria më 30/09/2012  dhe që nuk kanë qenë të pajisur me një certifikatë të re, me kusht që ata kanë udhëtojnë në vendin e origjinës para 30/09/2012, dhe nuk ka nxjerrë një vendim për refuzimi.

Gjatë periudhës së vlefshmërisë të tij, mundëson të gjithë të huajt, pavarësisht nga kombësia, për të vizituar vendet e tyre si dhe të kthehen më shumë se një herë gjatë periudhës nga 09/11/2012 deri më 31/12/2013.

Emigrantët  e lartpërmendur që aplikojnë për ri-hyrje në vendin tonë duhet të kenë:

Pasaportë ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga vendi ynë, në fakt: Çertifikatë tip A ( veveosi) që tregon se ata kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara për lëshimin fillestar, ose rinovimin e lejes së qëndrimit, sipas dispozitave përkatëse të nenit 4 të N.4018/2011 që zëvendësoi paragrafin  3 dhe 4 të nenit 11 të ligjit 3386/2005, N .3536/2007 (Neni 18 § 4), ose Certifikata Speciale e banimit të ligjshëm sipas dispozitave të Pat. KY 22037/01-10-2010. Vendimi (1629 GG B)

Vini re se mundësia e daljes dhe rihyrjes nuk jepet ndaj personave që mbajnë një certifikatë të qëndrimit të ligjshëm, të cilat janë dhënë në përputhje me paragrafin 5 të VKM nr 22037/01-1-2010, domethënë ata të cilët u liruan me kushte të posaçme nga burgu , që u ndalohet largimi nga vendi.