LSI nuk është si më parë…por nuk mbaron me kaq

Kryesore Opinion

Alban DACI /  Sot, me shkarkimin e Manjanit ka ndryshuar shumë gjera.

Se pari, nga sot marrin fund blofet e Metës kundër Ramës e PS.

Se dyti, shqiptarët marrin veshë se Shqipëria ka vetëm një Kryeministër e ky është Rama. Pra, bie dualizmi i bashkëqeverisjes së Metës me Ramën.

Se treti, LSI deklarohet forca e tretë politike me perspektivë me u bo e katërta. Pra, bie megalomania artificiale e LSI kundrejt PS.

Se katërti, nga sot askush nuk do të ketë guxim të kundërshtojë më Ramën as nga radhët e LSI.

Se pesti, rikonforimohet ajo që kam thënë se Meta nuk është fare i Preferuari i Perendimit.  Ai me shumë vështirësi, shumë para e lobime u mundua të krijonte imazhin e rremë të liderit shqiptar të preferuar nga Perëndimi.

Së gjashti, kjo punë nuk mbaron me kaq. Rama do të vazhdojë hakmarrjen kundrejt LSI dhe koalicioni ka rënë, por vazhdon për shkak të kënaqësisë së madhe që mori Rama nga nënshtrimi i Metës.  Manjanin e ka zëvëndësuar Petrit Vasili, i cili është pjesë e sulmeve të rënda e antikushtetuese kundër institucioneve të shtetit dhe Qeverisë.  Të mos harrojmë se ishte Vasili ai që mblodhi në mënyrë urgjente grupin e tij Parlamentare, duke u thënë se ruani makinat se policia do ju fusë drogë.  Pra, Vasili ka goditur akoma më rëndë Policinë e Shtetit, sigurinë dhe rendin kushtetuese. Kjo më bën të mendoj se kjo lojë nuk ka mbaruar me kaq. Rama do te vazhdoje hakmarrjen e tij kundrejt LSI.

Se shtati, tani është në dorën e Bashës t’u qëndrojë deklaratave të tij se nuk bën koalicion me Metën. Nëse ju qendron, LSI shkon drejt shpërbërjes.