“Lufta e Ftohtë” në Arktik?

Bota Lajme

akulli 1-1Shkrirja e akujve në Arktik ofron mundësi të reja në vendet përreth për hapur rrugë të reja tregtare në oqean dhe duke siguruar qasje në fusha të pashfrytëzuara në det të hapur të naftës. Megjithë fërkimet mes shteteve perëndimore dhe Rusisë mundet në të ardhmen e afërt të krijohen situata të reja të “Luftës së Ftohtë”, njëllojë si dekadat e kaluara, paralajmërojnë analistët ndërkombëtarë. Përfaqësuesit e vendeve të Këshillit të Arktikut do të takohen enjten në qytetin kanadez Iqaluit në ishullin Baffin. Shtetet e Bashkuara do të kryesojnë konferencës, në lidhje me kërcënimet dhe mundësitë e reja të paraqitura nga ndryshimi i klimës. Për shumicën e vendeve perëndimore të këshillit, që përfshin Kanadan, SHBA, Danimarkën, Suedin, Norvegjin dhe Islandën, disa çështje janë lënë në hije nga qëndrimi konfrontuese e Rusisë, gjithashtu anëtar i këshillit. Ministrat nga shtetet anëtare do të bashkohen me vëzhguesit e bordit të popujve indigjenë të zonës, por edhe me vendet e tjera që duan praninë ekonomike në Arktik, të tilla si është edhe Kina. Interes të fortë në veprimet e këshillit kanë shprehur dhe kombet e largëta si ishulli Kiribati, të cilat veçanërisht janë të shqetësuar në lidhje me efektet e akull shkrirjes.

“Unë nuk mund të mendoj për ndonjë vend tjetër në Tokë ku ka më shumë mundësi aq sa ka në Arktik,” tha senatori i SHBA, Lisa Mourkofski. Por sipas një studimi të vitit 2008 nga Instituti Gjeologjik të SHBA, Arktika mund të ketë 13% të rezervave botërore të naftës që nuk janë zbuluar ende, dhe 30% të gazit në botë. Shkrirja e akullit gjithashtu krijon rrugët më të shkurtër detare alternativë mes Paqësorit dhe Atlantikut, që lidh tregjet në Evropë dhe Azi.

“Tensionet politike ne përjetojmë me Rusinë këtë herë ndoshta do të ndikojnë në dëshirën për bashkëpunim më të madh”, pranoi senatorin Mourkofski, që theksoi rëndësinë strategjike të rajonit dhe nevojën e forcimit të pranisë amerikane. Vitin e kaluar Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë pjesë në një takim të këshillit në Moskë, në sfondin e mosmarrëveshjes mbi Ukrainën.