Lufta kundër krimit kërkon përpjekjet e të gjithëve brenda dhe jashte vendit

273

Krimi nuk ka ngjyrë, nuk ka shpirt, nuk ka as mëshirë dhe as “pasaportë” për të lëvizur lirshëm. Ai ka lëvizur lirshëm dhe në kohën kur lëvizej me viza, dhe jo sot që është bërë liberalizimi i tyre dhe lëvizet lirshëm në vendet shengen. Ata bashkëpunojnë me njeri- tjetrin, kanë një rregull dhe disipline të përsosur për të mbrojtur shokun dhe aktivitetin e tyre kriminal. Me këto fjalë fillon intervistën për gazetën tonë z. Maksim Ferra, që na shpalos punën që bën kjo qendër kundrra terrorizmit dhe krimit të organizuar.Si funksionon Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit e Krimit të Organizuar?

Qendra Shqiptare e Studimeve për luftën kundër Terrorizimit dhe Krimit të Organizuar që unë drejtoj , është krijuar në bazë të ligjit nr. 8788 dhe 8789 datë 10.05.2001, në përputhje me ligjin nr. 39 Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Qendra ka në përbërje të saj ekspertë dhe specialistë të fushave të ndryshme të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, drogës etj, ish-oficerë të policisë me përvojë kundër kriminalitetit, si dhe anëtarë nga shoqëria civile, studente, si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij, në radhët e emigrantëve, punonjës që janë të përkushtuar ndaj luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në gjirin e shoqërisë shqiptare apo përtej kufijve të saj në radhët e komunitetit shqipfolës. Ajo e ka filluar aktivitetin në muajin shtator 2005, qëllimi kryesor i qendrës është ndihma dhe bashkëpunimi efektiv me strukturat e shtetit në parandalimin e veprimtarisë kriminale, veçanërisht në problematikat e mprehta si kunder droges, të trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve, femrave në vendet e rajonit Itali, Greqi, Kosove,Maqedoni, Belgjikë, Gjermani, Austri, Zvicër, Angli etj.Kjo Qender zbaton e mbron standartet e Shtetit Ligjor dhe Kushtetutën e Republikës, duke respektuar në filozofinë e vet të punës, parimet e profesionalizmit dhe demokracisë. Ka për mision të nxisë ndërgjegjësimin se bashkëpunimi dhe marrja e përgjegjësive nga të gjitha segmentet e shoqërisë, strukturat shtetërore e shoqërore dhe komunitetet është forma dhe strategjia kryesore e parandalimit të çdo lloj krimi. Gjithashtu ka si qëllim të nxisë, ndihmojë dhe koordinojë bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore dhe private të edukimit me publikun e gjerë për përcaktimin e prioriteteve në nivel komuniteti e më gjerë përmes kërkimit e studimit shkencor të dukurive kriminale, prirjeve sipas komuniteteve dhe llojshmërisë, për parandalimin e akteve terroriste dhe krimit të organizuar”

Çështë krimi për ju dhe mënyrat se si ju e luftoni atë?

Krimi nuk ka ngjyrë, nuk ka shpirt, nuk ka as mëshirë dhe as “pasaportë” për të lëvizur lirshëm. Ai ka lëvizur lirshëm dhe në kohën kur lëvizej me viza, dhe jo sot që është bërë liberalizimi i tyre dhe lëvizet lirshëm në vendet shengen. Ata bashkëpunojnë me njeri- tjetrin, kanë një rregull dhe disipline të përsosur për të mbrojtur shokun dhe aktivitetin e tyre kriminal. Ndërsa tek ne që punojmë për ta parandaluar dhe luftuar këtë lloj veprimtarie, nuk ka sens bashkëpunimi nga disa kuadro drejtues që për mendimin tim dhe të kolegeve të mij (sado të pakët që janë në numër, por janë në role drejtuese), janë futur kontrabandë në këto organe, vetëm për ta penguar këtë lloj bashkëpunimi që kërkohet, janë të ligjëruara dhe të përcaktuara qartë, duke lënë dhe detyra konkrete ka urdhëra dhe vendime të Qeverisë për bashkëpunimin midis organeve të Ministrisë së Rendit dhe shoqërisë civile, veçanërisht atyre që merren me parandalimin e krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, të cilat nuk po gjejnë zbatim nga personat përgjegjës. Dy janë aresyet, mos dashja e qellimshme nga xhelozia, apo puna sabotuese ose e kundërta, paaftësia për të kuptuar e zbatuar ato ç’ka shkruhet ose u thuhet nga eprorët. Në këto raste mungon vullneti politik në radhë të parë, i cili është bërë një gangrenë disavjeçare në shoqerine shqiptare. Shpresojmë se do gjendet një gjuhë e përbashkët midis forcave dhe partive politike në këtë drejtim, për të plotësuar detyrat e lënë nga Këshilli i Europës. Një vit pas krijimit të Qendrës në përpilimin e strukturës së re ngritëm Agjensinë e Kërkimit dhe Investigimit.

Çfarë është Agjencia e Kërkimit dhe Investigimit (AKI ) ?

Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit të personave të humbur, të trafikuar apo femrave që shfrytëzohen duke ushtruar prostitucionin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet me komunitet shqipfolës veçanërisht në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Kosovë, Maqedoni e ndonjë vend tjetër, e orientuar kryesisht për gjetjen e personave të trafikuar. Me kërkesën e prindërve apo persona të afërt të tyre po realizohet koordinimi i informacionit që nis nga familja ku dhe ka ndodhur fakti dhe prej andej nis edhe seria e veprimeve me instrumentet shtetërore, duke respektuar të drejtat e individit, të drejtën e informimit dhe ruajtjen e sekretit (konfidencialitetit dhe anonimati të burimit të informacionit).

Si funksionon kjo agjensi dhe cila është shtrirja e saj gjeografike?

Kjo agjensi funksionon brënda strukturës së Qendrës, me degë jo vetëm në teritorin e Republikës së Shqipërisë, por dhe në shumë vende të botës deri dhe në Arabinë Saudite, Australi, Kanada dhe në shumë vende të Europës. E nisëm ngritjen e filialeve të kësaj agjensie, në Mbretërinë e Bashkuar në fund të muajit dhjetor të 2006, duke menduar se atje ndodheshin me qindra e mijëra emigrantë shqiptarë, të ikur pas viteve 1990-të, sidomos shtetas kosovarë.

Kini mbështetje dhe bashkëpunim jashtë vendit?

Kemi mbështetje dhe bashkëpunim të kënaqshëm me njerëz të thjeshtë por edhe me organizata jo politike, politikanë apo dipllomatë. Mund t’ju them se si rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet ish ambasadorit tonë në Angli, zotit Kastriot Robo dhe diplomatit Dasid Koreshi me te autorizuarin e Qendres sonë zotit Ylli Toska, ish efektiv i reparteve të Forcave Speciale në Ministrinë e Rendit, falë bashkëpunimit dhe me zyrën e organizatës më të suksesshme të emigranteve “Shpresa Program”. Në këtë organizatë, e cila përfaqësohej nga znj. Flutura Shega, dhe me autoritetet e shtetit Anglez, drejtuesin e SCOTLAND YARD, z. Don Macuold konformë të ligjeve të këtij shteti, bëmë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, ngritjen e filialit tonë në Mbreterine e Bashkuar, të regjistruar me Nr. 6234741 e emërtuar: “Albanian Study Centere Against Crime” ose “Qendra Shqiptare e Studimit Kundër Krimit “ Vazhduan më tej dhe bëmë organizimin për ngritjen e filialit dhe në Kosovë më 16.10.2008, me Nr. Regjistrimi 63000484-6, me seli në Prishtinë dhe të emërtuar: “Qendra Shqiptare e Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar”. Interesimi i emigrantëve për krijimin e këtyre filialeve shtohej dita-ditës. Si rezultat i saj dhe takimeve të shumta të kryera nga eksperti i qendrës rezident në Francë, zotin Lefter Bejko, në bashkëpunim me diplomatë në ambasadën shqiptare në Francë, nën kujdesin e amasadorit zotit Yllket Aliçko, u bë e mundur krijmi i filialit nga autoritetet e shtetit Francez, duke u paisur me licencen, e cila mban Nr. W332011716 Dt.16.11.2011. Jemi duke perfunduar dokumentacionin per ngritjen dhe liçensimin e aktivitetit dhe ne Zvicer, Greqi dhe ne Itali.

Shpetim Zinxhiria