Lufton të sigurojë demokracinë e munguar

681

astriti sot ne fb

LDSH (Lëvizja për Drejtesi e Shqiptareve), më shumë një Lëvizje politiko – shoqërore që kërkon ndryshime rrënjësore, se sa Parti politike!

Në kushtet e sistemit shumëpartiak janë krijuar e kanë lindur mjaftë parti, lëvizje, shoqata e grupime gjithfarëllojë. Të shumëtat u krijuan me dorën e shtetit, nga presidentët e kryeministrat e këtij vendi, si dhe deputetët e pakënaqur me pushtetin që zotëronin. Ato u krijuan prej vetvetes, me mjetet financiare e infrastrukturore të popullit, të përdorura abuzivisht nëpërmjet ligjeve të bëra prej tyre dhe vetëm për interesa kryetarësh dhe të sojit të tyre. Të tjera parti u krjuan prej atyre të fillimeve “demokratike”, të sponsorizuara e të ushqyera prej tyre për t’i patur satelitë rreth vetes dhe për qëllime elektorale sidomos. Nga të gjitha partitë, ato me përfaqësues në parlament, ushqehen majmshëm nga buxheti i shtetit dhe mbahen më këmbë si sekte të përbetuarish, nga të punësuarit në kupolat e (pu)shtetit e të administratës publike, si dhe mbështeten fuqimisht nga mediat dhe makineria shtetërore e tyre.

Kjo është e dukshme dhe dihet tashmë, por për ata që kanë paqartësi, sqarojmë:

LDSH (Levizja per Drejtesi e Shqiptareve), më shumë se sa një parti politike, është Lëvizje që synon ndaljen e keqbërjes së shtetit deri në ndryshimin e tij dhe synon sovranitetin e vërtetë të popullit me një shtet ligjor dhe ekonomi shoqërore prodhuese. Nëpërmjet veprimtarive dhe aksioneve politike të saj, elektorale e revolucionare, kërkon të krijojë mundësitë e zgjerimit të frontit të saj kundër padrejtësisë shoqërore, duke siguruar demokracinë e vërtetë. Si pjesë përfaqësuese e popullit, që e ka gati të pamundur demokracinë përfaqësuese, Lëvizja lufton të sigurojë demokracinë e munguar pjesëmarrëse dhe të drejtëpërdrejtë (direkte). Në këtë mënyrë do të zgjerohet fronti i betejës tonë, për të luftuar jo vetëm nërmjet reagimeve, protestave e demostratave, por edhe me mjetet e mundshme të sistemit, që populli mund të n’a i besojë!