Made in Albania : Prokurorja e Përgjithëshme Marku nis hetimet, kush nxori pergjimet e Vangjushit

49

Në këtë vend të çuditshëm ndodh edhe kjo. por…

Në emisionin “Java” mbrëmjen e sotme, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika, është pyetur se na kanë dalë informacionet në lidhje me dosjen e përgjimeve ku del dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Ndrenika ka konfirmuar se dosaj është nën hetim, ndërsa nuk dihen personat që kanë publikuar informacionet hetimore duke bërë që Prokuroria të nisë hetimet pasi Kodi Penal dënon nxjerrjen e sekretit hetimor.

Natyrisht që ne duhet të kemi një informim të plotë për të zbuluar se kur dhe nga kush kanë dalë materialet e përgjimet në të cilat përmendet kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Apo dhe të dhëna të tjera që i përkasin hetimeve të fundit. Është regjistruar një procedim për nxjerrjen e të dhënave sekrete parashikuar nga Neni 295/a i Kodit Penal”, tha Denion Ndrenika.

Kujtojmë se nga përgjimi i grupit të Shijakut, i goditur së fundmi nga Policia ka dalë dhe supermeni Vangjush Dako, i cili sipas opozitës ka më shumë se 20 telefonata me anëtarët e këtij grupi ku flitet për blerjen e votave në fushata zgjedhore.