Majko: KQZ, organ politik

624

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka kritikuar nga Korça vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilin e ka cilësuar një organ politik.

“KQZ është një organ politik. Vendimet merren jashtë zyrave të tij”, ka deklaruar Majko në një prononcim për mediat. Deputeti socialist ka folur edhe për aleancat eventuale të PS për zgjedhjet e 23 qershorit, duke përjashtuar ato parti të cilat janë në koalicionin qeverisës.“PS nuk bën aleanca me partitë në qeverisje. PS bën aleancë me partitë që mendojnë se mund të qeveriset pa Berishën”, ka nënvizuar Majko. Më tej, i pyetur nga mediat, zoti Majko ka komentuar edhe ngjarjet e fundit të kronikës në vend dhe zërat për kthimin e dënimit me vdekje. “Situata kriminale në vend është e rënduar, por nuk mendoj se kthimi i dënimit me vdekje është zgjidhje”, është shprehur ish-kryeministri.
Pandeli-Majko